Athina vishet kuqezi/ Sokol Balla: Rama dha mesazhe europiane, ditë pozitive për marrëdhëniet me Greqinë

Më të fundit


Mes qindra flamujsh kombëtar dhe europianë që valëviteshin pa pushim në stadiumin “Galatsi”, kryeministri shqiptarë u prit nga emigrantët në Greqi, të zgjedhur të parët në turin e takimeve që ai nisi këtë të diel.

Gazetari Sokol Balla, drejtor editorial në ABC News, komentoi vizitën e kreut të qeverisë, ku u shpreh se Rama dha mesazhe europiane, ndërsa shtoi se shqiptarët nuk janë problem në Greqi.Ndër të tjera gazetari Balla theksoi se kjo vizitë shënon ditë pozitive për raportet mes Tiranës dhe Athinës.

“Vendosëm titullin “Athina vishet kuq e zi”, brenda këtij titulli janë dy gjëra që kanë ndryshuar. Ka ndryshuar Shqipëria, patjetër, por ka ndryshuar edhe Greqia. Duhet të shikojmë përtej retorikave të cilat janë të ngarkuara për shkak të fushatës elektorale vjet në Shqipëri dhe tjetra për zgjedhjet evropiane në Greqi, ku e djathta ekstreme e ka rrezikuar të djathtën. Vizita e Ramës nuk e dëmton Mitsotakis, përkundrazi e konsolidon profilin e tij si një lider europian. Unë jam ndeshur vetë me një realitet të tillë, ku në vitet 2016-2017, Florjan Marku bëri një ndeshje boksi me një boksier grek. Unë atje jam shokuar për mirë, ku pashë tonin e lartë të shqiptarëve, flamujt kuq e zi dhe nuk e imagjinoja që ë mes të Greqisë të ndodhte kështu. Ndodhi për një sportist siç është Florjan Masrku dhe nuk ka se si të mos ndodhet për kryeministrin Edi Rama. Rama, prej disa vitesh tashmë është fokusuar në restaurimin e imazheve të shqiptarëve dhe Shqipërisë në botë dhe në Evropë. Një miting të tillë Rama nuk e ka bërë dot në Tiranë. Reagimet e mediave greke janë shumë më pozitve. Rama shkoi vërtetë për ta veshur Athinën kuq e zi, por foli me mesazheve evropiane dhe foli si I barabartë me kryeministrin grek. Emigrantët shqiptarë kanë mbajtur buxhetin e shtetit, kanë sjellë ara kur arka e shtet ka qenë bosh. Lajmi i mirë ishte marrëveshja për pensionet, siç është rregulluar me Italinë. Nëse ajo do rregullohet me Greqinë ku jeton komuniteti më i madh i shqiptarëve, ku dhe plaga është edhe më e madhe, këtyre shqiptarëve i është mohuar të hapin një llogari bankare. Olitika e trajtimit të emigrantëve ka qenë me dy fytyra, nga një anë i doni, kishin nevojë për ata. Shqiptarët e Greqisë më në fund kanë marrë lejen e qëndrimit, janë legalizuar por një pakicë arrin të marrë pasaportën. Shumica e shqiptarëve nuk do të votojnë ë zgjedhjet evropiane në Greqi. Ajo çka sjellë kjo vizitë është rregullimi përfundimtar i imazhit të shqiptarëve të Greqisë, të cilët janë një komunitete i madh që i kanë dhënë shumë Greqisë, por edhe kanë marrë shumë.Kur themi Athina vishet kuq e zi, ka dy realitete, ata janë shqiptarët dhe ndryshimi në vetvete të Athinës. Mos harrojmë që dy ditët e fundit ka pasur preson nga Mitsotakis. Shqiptarët nuk janë problem. Problemi është diku tjetër. Çështja e Belerit nuk është shumë e rëndësime. Nëse do ishte përmendur Beleri do të bënte faull të rëndë. Përshëndetja e tij në fund ka një mesazh domethënës. Kjo ishte një ditë e mirë për raportet mes Athinës dhe Tiranës.”, tha Balla.





Skip to toolbar