Ndonëse duhen edhe disa orë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, atmosfera në kryeqytet është ndezur nga tifozët.
Të shumtë në numër dhe me ngjyrat kuqezi, tifozët kanë mbushur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.Nuk mungojnë këngët patriotike, ndërsa mbështetës të shumtë, kanë mbuluar makinat e tyre me flamujt e Shqipërisë.
Siç ndodh shpesh, nuk mungojnë as vallet me këngë patriotike nga tifozët. Drejt stadiumit, janë nisur edhe fugonët e policisë, për garantimin e sigurisë, në një përballje delikate si kjo e sotmja.
Vlen të përmendet se kërkesat për bileta kanë qenë të mëdha dhe tifozët që nuk do të kenë mundësinë të jenë në stadiumin “Air Albania”, do e ndjekin ndeshjen në ekrane të mëdha në kryeqytet, të bashkuar.
Gjithashtu një nga “Fan Zone”-t do të jetë e vendosur në afërsi të Piramidës