Avokatët e Berishës braktisin seancën/ Gjyqi vazhdon me avokat “kryesisht”

AKTUALITET


Avokati Genc Gjokutauj doli në një deklaratë për mediat ku shpjegoi se përse ai dhe avokati tjetër i ish-kryeministrit Sali Berisha, vendosën të braktisin seancën.

Gjokutaj ka treguar 3 kërkesat që janë rrëzuar nga GJKKO, vendim ky që i ka çuar drejt braktisjes së seancës. Teksa jep prononcim për mediat, avokati shfaqet i tensionuar, ndërsa refuzon që të pyetet nga gazetarët.

“Ne u paraqitëm sot në seancë, kemi paraqitur një kërkesë dje për përjashtimin e gjyqtaren Irena Gjoka dhe sot kemi bërë kërkesë të na japë materialin audio.

Kemi kërkuar që Gjykata të na japë një kopje të akteve. Gjykata pretendon se e ka vendosur dje. Pa u njohur me aktet ka vendosur. Ne kemi kërkuar nga gjykata që ti dërgojmë Kushtetueses për të vendosur për ligjshmërinë e masës së sigurisë. Këtë kërkesë e rrëzoi. Në këtë mënyrë ne u larguan. Mos më ndërprisni kur flas unë (u drejtohet gazetarëve).

Gjykata po përdor instrumenta dhe justifikime për të mos na njohur me aktet. Pyetje mos më bëj mua mund të pyesësh në Gjykatë (i përgjigjet avokati pyetjes së gazetares).

Ju s’mund të më pyesni mua se çfarë mund të bëjë gjykata. Kjo gjykatë shkelëse e ligjit, SPAK dhe GJKKO duan të bëjnë çtë duan”, tha ai.

Gjyqi vazhdon me avokat “kryesisht” caktuar nga Gjykata



Skip to toolbar