Avokati i Popullit apo për popullin? Hoxha: Jemi ende larg respektimit të të drejtave

AKTUALITET


Juristi Arbër Hoxha, i ftuar në “Real Story” tha se Shqipëria nuk ka probleme në pjesë e dispozitave ligjore në letër, por zbatimi i tyre mbetet një problem.

Ai theksoi se dispozitat ligjore në të drejtat e njeriut janë përafruar me legjislacionin me atë të Bashkimit Evropian , por zbatimi i tyre lë shumë për të dëshiruar.

“Nuk jemi larg ne aspektin e të shkruarit të dispozitat ligjore apo të përafrimit të legjislacionit të Shqipërisë me BE, jemi shumë afër, por ne jemi larg apo disi larg në respektimin e atyre të drejtave të shkruar. Nëse ne do ti vendosim thjesht në letër.

Në 2017 u ndryshua kodi i procedurës penale dhe që nga 1994 deri në 2017, kishim një sistem që në letër ishte akuzator, por që realisht ishte inkuizitor, dhe ne 2017 u ndryshua Kodi i procedurës penale dhe u vendos që është komplet akuzator. U prezantua letra e të drejtave të të pandehurit. Zbatimi i standardeve lë për të dëshiruar si në prokuroritë e rretheve, atë të Durrësit, por në disa raste edhe në Prokurorinë e Posaçme”, tha ai.



Skip to toolbar