Babai nxiste djalin të përdorte armë, procedohet 16-vjeçari. Zbulohet arsenal në banesë

AKTUALITET


Policia e Tiranës ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një 16-vjeçar si dhe ka shpallur në kërkim babain e tij O.SH. 52 vjeç. Ky i fundit, sipas policisë, nxiste të birin që të përdorte armë zjarri.

Ndërkohë që vetë djali 16-vjeçar mbante me vete armë të ftohta kur shkonte në mësim.


Gjatë kontrollit të banesës së tyre, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan 6 armë (pushkë, shotgun, sportive, gjysëm automatike), sasi municioni luftarak të kalibrave të ndryshëm, 2 mjete prerëse, si dhe 2 palë targa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.




Skip to toolbar