Babai rreh të bijën 12-vjeçare, një vit më parë e kishte ngacmuar seksualisht, arrestohet 

AKTUALITET


Një 47 vjeçar është arrestuar nga policia e Devollit. Sipas policisë, 47 vjeçari me iniciale G.XH banues banues në një fshat të Njësisë Administrative Qendër, ka dhunuar fizikisht vajzën e tij 12 vjeçare.

Sipas policisë dhe denoncimeve të bëra më parë nga vajza dyshohet se babai e ka ngacmuar dhe seksualisht të bijën rreth një vit më parë.


Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. Xh., 47 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Qendër, Devoll, pasi në qytetin e Bilishtit ka dhunuar fizikisht vajzën e tij të mitur 12-vjeçare, të cilën dyshohet edhe se e ka ngacmuar seksualisht rreth 1 vit më parë”, thuhet në njoftimin e policisë.




Skip to toolbar