ABC News ka siguruar video nga vendi ku ndodhi ngjarja e rëndë në Tiranë tek “Kodra e Prifti”, ku 74-vjeçari Hekuran Gjoni vrau me thikë të birin, Asim Gjoni.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta të policisë teksa autori është shoqëruar në komisariat.
Mësohet se ngjarja ndodhi në banesën e familjes Gjoni.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al