“Babalja”, Salianji në Apel: Kërkoj përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri

AKTUALITET


Ka nisur në Gjykatën e Apelit seanca në ngarkim të deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji për çështjen e njohur si “babalja”.Në fillim të seancës, Salianji kërkoi përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri, ndërsa përdori këtë argument:

“Kërkoj përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri. Ka papajtueshmëri për shkak se është shprehur në lidhje me përjashtimin e gjyqtarit Artan Gjermeni në shkallë të parë dhe më pas këtë ankim e drejtuam në Gjykatën e Lartë, ku çështja u shqyrtua nga gjyqtari Sokol Sadushi. Ky i fundit bashkëshort i Edlira Petrit, që po gjykon çështjen në apel”


Deputeti Salianji u shpall fajtor për veprën penale ‘kallëzim i rremë’ në lidhje me çështjen “Babale”, ku u dënua nga gjykata e Shkallës së Parë me 1 vit burg.




Skip to toolbar