Balla: Do të mbështesim propozimin e PD për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit

Më të fundit


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se mbështet propozimin e Partisë Demokratike  për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit, ndërsa shtoi se kjo praktikë duhet të bazohet në normat më të mira ndërkombëtare.

Ne do të mbështesim propozimin e PD për një hapje të dosjeve të bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtet brenda disa rrugullave dhe normave ndërkombëtare. Me rëndësi hapja tërësore e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit”, tha ai.


Ai tha se brenda javës së ardhshme do të depozitohet në Kuvend drafti për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.

“Besoj që brenda javës tjetër do të depozitohet në Kuvend për të vijuar me procedurën”, u shpreh Balla.

Këto komete Balla i bëri para medieve, pas takimit që zhvilloi me presidentin e Republikës, në kuadër të konsultimit për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore të 2023.

Më tej, ai nënvizoi se PS do të ketë një rezultat të shkëlqyer në zgjedhjet vendore.

Balla shtoi se PS është e gatshme të shkojë në zgjedhje në çdo datë që do dekretohet nga presidenti.




Skip to toolbar