Balla: Gati padia për Bashën për akuza të pavërteta. E ftoj që të ndjekë leksionet në një prej akademive të PS

Më të fundit


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi sot në “Real story” se ka gati një padi për të depozituar në gjykatë kundër kryetarit të PD-së, Lulzim Basha pas disa deklaratave që ky i fundit ka bërë në Elbasan.

Balla tha se Basha ka lëshuar akuza të pavërteta ndaj tij. Mes të tjerash, Balla fitoi Bashën që të merrte pjesë në një prej akademive për të rinjtë që do të organizonte PS apo që të njihej me dokumentacionet mbi organizmin e partisë.


Sokol Balla: Zoti Bardhi tha para dy ditësh se nuk hyn në Kuvend nëse është Taulant Balla.

Balla: Mos më humb idenë më ça njerëz që do të futen si pula në sallë më datë 9 shtator. Nevojat elektorale të PD deri në 13 qershor i dimë të gjithë, janë të lutur që të përdorin arsenalin e sharjeve dhe fyerjeve. Jam duke bërë gati një padi ndaj Bashës për çështje apo akuza të pavërteta që ka hedhur ndaj meje para disa ditësh në Elbasan për nevojat që i duhen atij. PD mund të votojë për Bashën në Elbasan duke më sulmuar mua, skam dyshim. Por le të jetë gjykata që të shprehet për këto akuza. Rasti i shkarkimit të presidenti është qesharak në Kushtetutën tonë. Kemi nevojë për disa reforma të rëndësishme. Në rast se në Senatin Amerikan ke 65 vota ose 66 presidenti amerikan është i shkarkuar. Në zgjedhjet e ardhshme duhet të shkojmë me një reformë politike me një parlament të vogël, ndoshta me 101 anëtarë. Dhe të diskutojmë për çështej të tjera që lidhen me përmirësimin e kodit zgjedhor. Historia e partive që vetë votohen dhe vetë numërojnë duhet të përfundojë dhe këto duhet të jenë zgjedhjet e fundit. Mendoj se PD duhet të kuptojë se zgjedhjet e 25 prillit kanë përfunduar. Që Lulzim Basha do të rikonfirmohet në krye të PD sa kohë që njërit kandidat nuk i lejohen anëtarët për numërim se s’janë të partisë. Nëse mendon se në PD po zhvillohen zgjedhjet. Do ishte e pandershme! Që të thoja se jam mbështetës i Lulzim Bashës.

Meqenëse në PD s’po zhvillohen zgjedhjet, Basha do vazhdojë që të jetë kryetar partie. Në Shqipëri ka vetëm një model i stërvitur ndër vite që është model i PS. Do ta ftoja Bashën që të ndiqte kongresin tonë një ditë para për të kuptuar se si janë. Do i vija në dispozicion dokumentacionin voluminoz të vendimeve që do të marrë kongresi ynë për organizimet në parti. Do ta ftoja zotin Basha që të ndiqte leksionet në një prej akademive që do të zhvillojmë për të rritur numrin e të rinjve që bëhen pjesë e PS. Ajo që është me rëndësi për ne në këtë fazë të reja, edhe PS, na duhet që të bëjmë energjizim. Ndaj kemi marrë një vendim që jo vetëm që do bëjmë analizë, por ajo që do të pasojë është një proces riorganizimi në të gjitha nivelet. Kemi një rregull të arta në PS që kush humb zgjedhjet, nuk mund të zgjidhet më. Në 2009 në atë garë të PS zotit Lakrori t’i jenë mohuar të drejtat, listat apo anëtarët.




Skip to toolbar