Balla: Miratohet kërkesa e opozitës për mocion me debat për çështjen “Rama-McGonigal”

Më të fundit


“Konferenca e Kryetarëve ka marrë vendimin për zhvillimin e mocionit me debat për çështjen e McGonigal”. Kështu është shprehur Taulant Balla në një komunikim për mediat pas përfundimit të mbledhjes.

“Për të ndjekur seancën për një çështje me dy kërkesa. Kam thëne se jemi të gatshëm për zhvillimin e një mocioni me debat dhe këtë gatishmëri e kemi shprehur edhe sot në konferencën e kryetarëve.


Ka marrë vendimin për zhvillimin e një mocioni me debat. Sa i përket kohës se sa orë dhe kur do të zhvillohet ky debat le të jetë një diskutim. Konferenca e kryetarëve ka miratuar zhvillimin e mocionit me debat.

Mocioni me debat do të zhvillohet. Mbetet të caktojmë sa i gjatë do të jetë debati, të jetë një prej 12 orësh”,- tha Balla.




Skip to toolbar