Balla njofton ndryshime në ligjin për Policinë: T’u japim mundësi efektivëve të ndershëm

AKTUALITET


Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka bërë bilancet e vitit 2023 dhe ka shpallur objektivat për vitin 2024.

Ai ka bërë me dije ndër të tjera se disa ndryshime po përgatiten në ligjin për Policinë e Shtetit, që janë drejt fazës së fundit.


Balla tha se ligji synon t’u jap mundësi punonjësve të ndershëm të policisë të ngjiten në karrierë dhe struktura drejtuese të mos jetë monopol.

Kam vendosur që objektivi im i parë të jetë krijimi i një fryme skuadre ne Policinë e Shtetit. Jam munduar cdo ditë të zbres në territor për tu takuar me të gjithë efektivët dhe për t’i dëgjuar me vëmendje. Po përgatisim disa ndryshime rrënjësore në ligjin për Policinë e Shtetit. Këto ndryshime janë dinamizëm, energjizim i trupës drejtuese por edhe përmirësim të karrierëes brenda policisë. Duhet t’i japim mundësinë çdo punonjësi të ndershëm të bëjë karrierë brenda policisë. Duhet t’i japim fund monopolizimit të strukturës drejtuese në Policinë e Shtetit”, tha Balla.




Skip to toolbar