Balla pas takimit me kreun e misionit të OSBE: Fleta e votimit sa më thjeshtë

Më të fundit


Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla ka folur për mediat pas takimit me kreun e misionit të OSBE/ODIHR, teksa u ndal dhe tek fleta e votimit. Ai zbardhi një pjesë të diskutimeve me shefin e misionit të OSBE/ODIHR. Balla tha se fleta e votimit duhet të jetë sa më e thjesht, duke sjellë si model perfekt atë të Kosovës, pra me numra.

“Falë ndryshime kushtetuese këto zgjedhje janë të parat ku qytetarët do votojnë jo vetëm për partinë, por edhe kandidatin. Është e domosdoshme që Komisionieri, KQZ të përmbyllë fletën e votimit, me qëllim që qytetarëve shqiptarë t’iu jepet mundësia të kuptojnë një fletë votimi sa më të thjeshtë, një fletë votimit që të reduktojë çdo lloj mundësie për votë të pavlefshme”, tha Balla.


PS cilën preferon, atë me numra të kandidatëve, apo me emra të kandidatëve?

Ky është një vlerësim që buron nga rekomandimet e kahershme të ODIHR-it, sa më e thjeshtë dhe më e kuptueshme për qytetarët fleta e votimit, aq më pak e mundshme bëhet mundësia e qytetarëve të bëjnë një fletë të pavlefshme. Modeli i fletës së votimit në Kosovë, një model perfekt. Fleta e votimit duhet të jetë e tillë që kapet ose skanohet në aparaturën e posaçme të numërimit. Një fletë e madhe votimi bën që partitë e vogla që nuk kanë numërues, të kenë vështirësi në ndjekjen e procesit të numërimit.

Prandaj edhe kjo historia që PD krijoi me atë numrin e pafundëm të kandidatëve është një histori që ka krijuar vonesa të pakuptimta. Matematika e përcaktuar nga Kodi Zgjedhor është e qartë. Nuk ka mundësi që LSI e kupton kodin zgjedhor si ne, ndërsa PD e kupton Kodin Zgjedhor si 7×7, 42 apo 49 si tha Luli.

MODEL I FLETËS SË VOTIMIT NË KOSOVË

Screenshot 3



Skip to toolbar