Balla thirrje PD: Mbështesni Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit

Më të fundit


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i bëri thirrje Partisë Demokratike që të mbështesë Komisionin Hetimor që do ngrihet për shkarkimin nga detyra të Presidentit Ilir Meta.

Sipas tij, ky ndikim i PD-së të vihet në zbatim tek deputetët që janë ende në Kuvend, që tashmë janë bërë pjesë e listave të demokratëve në këto zgjedhje.


I ftuar në ‘Real Story’ Balla tha se deputetët e PS-së do ta mbështesin këtë iniciativë dhe do të firmosin për shkarkimin e Metës.

“Unë nuk kam asnjë dyshim që Kuvendi do ta miratojë, pasi 49 deputetë e kanë firmosur nga 35 qe nevojiten këtë kërkesë. Është një borxh që unë mendoj se ky parlament, pasi detyra i vazhdon detyra deri në 8 korrik, i ka shqiptarëve. Thirrja ime, pa asnjë nuancë politike është e edhe PD duhet ta mbështesë këtë Komision Hetimor. Edhe pse nuk është në parlament, brenda deputetëve të opozitës parlamentare ka kandidatët që ishin në listat e PD-së, do i kërkoja demokratëve që me deputetët e vetë, ta mbështesin. Kjo është çështje e ezauruar. Venecia e ka dhënë përgjigjen.

Venecia, si një gjyqtar pa ekuivokë. Kushtetuta që kemi ne është prodhim i saj, i mendjeve të mprehta dhe të mençura të Venecias, dhe legjitimiteti i Kuvendi është legjitimuar nga ata. Për të mos harromë, presidenti nuk është pushtet në Republikën e Shqipërisë, por është institucion që del nga vullneti legjislativ. Edhe para dy vitesh kur nisën procedurën, jo të gjithë anëtarët firmosën, rreth 50 e bënë. Kushtetuta kërkon ¼ e Kuvendit për firmat.

Unë nuk kam dyshime që deputetët e PS do ta mbështesin pa asnjë lloj përjashtimi. Secili do të marrë vendimet e veta, por ka një kontratë me PS deri në 9 shtator. Edhe ata që nuk kanë kandidatura. Jam shumë krenar që po përmbyll mandatin e një grup të tillë parlamentar, pasi kam pasur grup stritik në të gjitha vendimet. S’kam pasur asnjë çedim në votimet tona me karakter politik. Është një vendim legjitim i këtij parlamenti, që do ta na imponohet, që Shqipëria mos të ketë më një president edhe një vit tjetër si Ilir Meta.”, tha Balla.




Skip to toolbar