Bardhi i përgjigjet Ballës: Krijuat një histori të rreme për të sulmuar Bashën

Më të fundit


Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur Taulant Ballës për fshehjen e numrit të viktimave nga COVID-19 si dhe për ngjarjen më të fundit me sulmin me gurë ndaj Qendrës së re shëndetësore në Elbasan.

Bardhi thotë se Rama përdori Ballën për të krijuar një histori të rreme për të sulmuar Bashës vetëm e vetëm për të hequr vëmendjen nga pandemia.
Sipas Bardhit, Rama ende më sot nuk ka një përgjigje për fshehjen e numri të viktimave nga COVID-19 dhe i bën thirrje prokurorisë të nisë hetimet për fshehjen dhe manipulimin e të dhënave për numrin e të vdekurve nga COVID-19.


STATUSI NGA GAZMEND BARDHI
Edhe një herë Rama vazhdon të luajë politikisht me jetën e shqiptarëve. Ai dërgoi Taulant Ballen për të krijuar një histori të re të rreme për të sulmuar Lulzim Bashën, sepse ende nuk ka një pergjigje për fshehjen e numrit të vdekjeve të shkaktuara nga pandemia. Edi Rama vetëm po përpiqet të largojë vemendjen e qytetarëve nga vonesa e pajustifikuar në zbardhjen e së vërtetës. Ne përsërisim thirrjen ndaj prokurorisë të nisë hetimet për fshehjen dhe manipulimin e të dhënave për numrin e të vdekurve nga covid19. Kjo nuk është një çështje politike, por është një çështje thelbesore për të gjithë shqiptarët. Populli shqiptar e ka aftësinë të mos bjerë pre e manipulimeve të Edi Ramës.




Skip to toolbar