Bardhi kundër arrestimit të Berishës/ Del në listën e deputeëve, që u ankuan në Kushtetuese

Më të fundit


“Do të votojmë pro kërkesës së SPAK”

Ndryshe nga sa deklaron, (më 12 dhjetor)  Gazment Bardhi firmos.


Ka qenë ndër deputetët e parë që doli dhe deklaroi se do të ishte i pari që votonte pro një kërkese të SPAK për Sali Berishën.

Por Bardhi ka bashkuar votën me deputetët e grupit Berisha, që kanë kërkuar pezullimin e masave shtrënguese në Gjykatë Kushtetuese, padi e bërë të enjten e 14 dhjetorit.

Mes firmëtarëve janë dhe 9 deputetë të tjerë të grupit të Gazment Bardhit, që deri më 5 shtator kishin marrëdhënie të prera me Sali Berishën, pasi e kundërshtonin rikthimin e tij në krye të selisë blu. Dhe vazhdojnë të mos e njohin atë si kryetar.

Sikundër është Helidon Bushati, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Helidon Bushati, Saimir Korreshi apo edhe Lefter Gështenja. Pa firmat e grupit të Bardhit, Foltorja nuk do të mund ti drejtohej Gjyklatës Kushteture, për të kërkuar pezullimin e arrestimit të pritshëm të Sali Berishës.

Në një reagim Bardhi thotë se Kërkesa në Gjykatën Kushtetuese nuk është as pro as kundër asnjë arresti, por për të interpretuar në mënyrë përfundimtare nenin 73 të Kushtetuës lidhur me imunitetin e deputetit.

Por në pikën 4 del qartësisht qëllimi i kërkës, që është pezullimi i masave shtërnguese të sigurimit personal, ndaj deputetit Sali Berisha deri sa Gjykata Kushtetuese të shprehet, me vendim përfundimtar lidhur me këtë çështje.SPAK

kushtetu

Aktualisht, Sali Berisha është në dorë të socialistëve. Të hënën ata sikundër e kanë konfirmuar, do të votojnë pro SPAK-ut për të vendosur masën e arrestit në burg apo atë në shtëpi për Sali Berishën.




Skip to toolbar