Vizitat jashtë shtetit të politikanëve shqiptarë, sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë një synim të përbashkët, fotot me zyrtarët e lartë.
Shumë prej tyre, të mbuluara nga misteri, disa me akuza për lobime apo pagesa. Por ka dhe nga ato raste kur nuk duhet asnjëra prej tyre, një mënyrë më e thjeshtë, me fotomontazh.
Të martën, një shkrepje fotoje, nga një vizitë rutinë në hollin e Departamentit Amerikan Shtetit, erdhi në Shqipëri si një takim nivelit të lartë në dukje, mes kreut të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhit dhe zv.ndihmës sekretarit amerikant të Shtetit, Aleksandër Kasanof.
Ishte vetë Gazment Bardhi që kishte publikuar foton, ku shkruante se ishte fat i madh që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria gjithmonë kanë qenë krah njëra-tjetrës. Edhe pse kryetari i partisë ku aderon, Sali Berisha është shpallur non grata nga institucioni ku Bardhi publikoi foton.
Pak minuta më pas, nga kampi socialist, deputeti Gjiknuri poston një foto të përbashkët nga Departamenti Amerikan, po me Kasanof.
Të radhitur krah njëri tjetrit, rezultonte se ishte një vizitë e delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë, i përbërë nga dy deputetë socialistë dhe një demokrat, Gazment Bardhi.
Jo vetëm takimi, i cili nuk ishte mbajtur as në zyrë, por te dera e saj, por rezulton se edhe fotoja ishte e njëjtë, vetëm se në këtë rast, Bardhi nuk ishte i vetëm me Kasanof, por kishte dhe dy kolegë socialistë në foto, kurse në të majtë ambasadorin Ervin Bushati.
Nga një krahasim i thjeshtë i dy fotove, rezulton se fotoja jo vetëm është e prerë, por pas entuziazmit të vizitës në Departamentin Amerikan të Shtetit, politikanët nxitojnë të përdorin edhe photoshopin, për të rregulluar sa më mirë, një foto të kapur edhe rastësisht, si rasti i Bardhit.
Megjithatë, Bardhi duket se ka reflektuar, por ka lene ne postimin e rikorigjuar, si fotomontazhin edhe foton origjinale.
Ndoshta nga nxitimi për të dalë bukur dhe për tu shfaqur i rëndësishëm nga Amerika e Madhe në Shqipërinë e vogël, kreu i grupit parlamentar demokrat, mund të ketë harruar se Aleksandër Kasanof është një zyrtar i emëruar nga ish-Presidenti Xho Bajden, dhe i kanë mbetur edhe pak ditë në detyrë.
Ndërkohë që një ditë para tij, Sali Berisha po me foto rastësore, festonte nga Kongresi CDU apo të djathtës gjermane, ndërsa velja e fitores së Tramp nuk ka dalë ende në PD. I vetmi që mesa duket nuk feston në PD, fitoren e konservatorit Trump, është liberali Bardhi.