Basha flet pas firmave: Pa statutin jemi në xhungël

Më të fundit


Kryetari i opozitës, Lulzim Basha thyen heshtjen, në të parën intervistë televizive, lidhur me krizën politike në Partinë Demokratike, pas dorëzimit të firmave nga ish-kryeministri Sali Berisha për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Basha thotë se pa funksionimin e statutit partia është një xhungël ndërsa theksoi se PD është e domosdoshme për cdo demokrat që cdo përcaktim statutor për thirrjen e Kuvendit të respektohet përndryshe nuk është Kuvend.


Z. Basha, procesi politik i Foltores ka arrritur pas dy muajsh në një stad të ri. Z.Berisha dhe mbështetësit e tij pretendojnë se kanë dorëzuar 4200 firma të delegatëve të Kuvendit Kombëtar në zyrën e kryetarit të këshillit kombetër të PD, Edi Paloka. Cili është qendrimi juaj si kryetar i PD?

Z. Rakipllari ky është një moment shumë i rëndësishëm për PD, për mua personalisht dhe këtu nuk bëhet fjalë për letra, por për demokratët, për të gjithë demokratët, për anëtarët e PD, për votuesit tanë dhe për shqiptarët që na ndjekin. Për mua nëse aty ka 5 – 50 apo 500 firma të vlefshme, nuk janë firma, nuk janë letra, por janë demokratë dhe është detyra ime si kryetar i PD, të garantoj që të gjithë secila prej tyre të verifikohet sipas statutit, që është libri themeltar që mban bashkë demokratët. Është kushtetuta që kanalizon vullnetin e cdo demokrati, mbron të drejtat e cdo demokrati është ajo që mundëson funksionim e PD, si një parti demokratike si kudo në planet. Pa funskionimin e statutit jemi në xhungël.

Ndaj është e domosdoshme për mua dhe për cdo demokrat që cdo përcaktim statutor për thirrjen e Kuvendit të respektohet përndryshe nuk është Kuvend, është një thirrje në mal apo në pyll, por vetëm kuvend jo. PD ka vepruar dhe vepron në bazë të statutit. PD nuk është nën drejtimin tim dhe nuk do të jetë një lëvizje dumbabiste. Ndaj është jetike që të gjitha përcaktimet statutore që janë të qarta dhe janë shpjeguar këto dy ditë në mënyrë shteruese nga institucionet e partisë të zbatohen, përtej kësaj dua të them që mbajtja sekret institucioneve të partisë atyre që pretendohen se janë vullnete demokratësh për të thirrur vullnetin kombëtar është një fyerje e madhe për cdo demokrat.




Skip to toolbar