Basha flet për “ndryshim”, por harron aksionin e opozitës

AKTUALITET


Lulzim Basha ka reaguar duke publikuar një video të shkurtër nga protesta e të hënës, mbajtur përballë godinës së Kryeministrisë. Kreu i PD e ka shoqëruar videon e publikur me një tekst, ku përmend disa herë fjalën “ndryshim”.

“Sot shqiptarët janë të etur për ndryshim. Sot shqiptarët duan ndryshim të vërtetë, jo të përkohshëm, jo fals, jo fasadë, por ndryshim që do t’u japë fund krizave dhe traumave të tranzicionit. Një ndryshim që do të na fusë në rrugën e sigurt drejt Bashkimit Europian dhe vlerave perëndimore. Zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, do ti hapin rrugë ndryshimit të vërtetë. Ky ndryshim është tani, qëllimi ynë kryesor, përparësia ime absolute ndaj çdo shqiptari”, shkruan Lulzim Basha.


Protesta e të hënës, e 10 kombëtare për nga numri prej 16 shkurtit, ishte ndoshta protesta e fundit kombëtare për muajin e verës. Burime nga PD  u shprehën për Realstory.al, se tubimi i 8 korrikut ishte si shenjë falënderimi ndaj qytetarëve, të cilët kanë ndjekur aksionin opozitar prej djegies së mandateve parlamentare.

Megjithatë, protesta, ishte dhe shenj falënderimi ndaj Ilir Metës, i cili me një mesazh para nisjes së protestës, konfirmoi zyrtarisht se ishte pjesë e opozitës, duke u bërë thirrje qytetarëve që të dilnin në protestë ndaj qeverisë. Aksioni opozitar është pa një axhendë, të paktën pas protestës së të hënës.

Ndonëse përfaqësues të opozitës kanë lënë të kuptohet se do të ketë tubime dhe gjatë verës, liderët kryesor të PD dhe LSI, ende nuk kanë konfirmuar se cili do të jetë hapi i radhës i tyre. Megjithatë, kulmi i aksionit opozitar gjatë korrikut dhe ditëve të para të gushtit, duket se do të jetë pengsa e të zgjedhurve të PS për të futur në zyrat e bashkive, që aktualisht drejtohen nga PD-LSI.

Sot shqiptarët janë të etur për ndryshim.Sot shqiptarët duan ndryshim të vërtetë, jo të përkohshëm, jo fals, jo fasadë, por ndryshim që do t’u japë fund krizave dhe traumave të tranzicionit. Një ndryshim që do të na fusë në rrugën e sigurt drejt Bashkimit Europian dhe vlerave perëndimore.Zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, do ti hapin rrugë ndryshimit të vërtetë. Ky ndryshim është tani, qëllimi ynë kryesor, përparësia ime absolute ndaj çdo shqiptari.

Gepostet von Lulzim Basha am Dienstag, 9. Juli 2019



Skip to toolbar