“Basha mos mjaftohet vetëm me non grata”, Hani: T’u thotë shqiptarëve si e minoi Berisha demokracinë! Trako: Duhet të rrëfejë

Më të fundit


Ish kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Gjergj Hani thotë se Lulzim Basha nuk duhet të mjaftohet me faktin që Sali Berisha u shpall non grata nga SHBA.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Hani u shpreh se Basha duhet t’u thotë sesi Berisha minoi demokracinë në Shqipëri.


Ndërsa një ndër themeluesit e Partisë Demokratike, Edmond Trako deklaroi se Basha duhet të rrëfehet.

Pjesë nga diskutimi

Gjergj Hani: Hyra në garë për t’i thënë z.Basha, dhe qëndrimi im në raport me të ka qenë i njëjti, nuk ka ndryshuar, nuk e kam mbështetur ndonjëherë publikisht në iniciativat e tij, që nuk më bindin. Gjithcka ndodhi ishte një dikotomi nga një forcë e jashtme që ishin SHBA. PD ka vetëm një shans, e vetmja armë dhe këtë ia kam thënë Bashës, dhe kjo është e vërteta. E vërteta pa kompromis dhe deri në fund. Personalisht, nuk më intereson fakti që SHBA e kanë shpallur non grata, por e kanë shpallur non grata për minim të demokracisë. Ne duhet të mësohemi të fillojmë t’i japim fjalëve, koncepteve, peshën e duhur, reale. Basha s’mund të dalë t’u thotë shqiptarëve, që Berisha është non grata, duhet të dalë të thotë që Berisha pasi ka minuar demokracinë është shpallur non grata. Dhe minimi i demokracisë është krim ndaj atdheut. Pra, Basha duhet të dalë dhe t’u shpjegojë shqiptarëve, sepse ka qenë alterego e Berishës, dhe të tregojë ku dhe si Berisha ka minuar demokracinë që ka sjellë Shqipërinë në këtë gjendje.

Si e zgjidhin amerikanët cështjen e non gratës, ta bëjnë si ta shohin të arsyeshme. Berisha për mua është non grata prej vitit 1992 me shprehjen famëkeqe ‘bashkëvuajtës, ose bashkëfajtor’, jam ndarë me të në momentin e aprovimit të ligjit 7501 për tokën. Vrau shpresën dhe dinjitetin e pronarëve. Kemi për t’i vuajtur historikisht. Këto janë minime të demokracisë. Sjellja në radhët e PD të agjentëve të sigurimit të shtetit, emërimi i tyre në poste kyce, si kryetar i gjykatës kushtetuese dhe gjykatës së lartë, anëtarë të shoqatës së Enverit në kabinet për shumë vite si ministra.

Bëri president ata që kishin shtyrë kursantët e shkollës së bashkuar të masakronin qytetarë. Këto janë minime të demokracisë, që Shqipëria dhe shqiptarët do i vuajnë gjatë për sa kohë nuk do shohin të vërtetën në sy dhe të përballen. Nuk e kam personalisht me asnjërin, as me Berishën as me Bashën, vetëm idetë politike të mirëfillta, PD nuk dihet c’parti është e majtë apo e djathtë. Unë nuk besoj te rastësitë. Nuk besoj se u zgjodh rastësisht emri PD në 1990-1991. Partitë demokratike në gjithë perëndimin e lirë janë të qendrës së majtë.

Edmond Trako: Emri i partisë, unë kam qenë edhe në mbledhje ka qenë një kaos i vërtetë, ka patur edhe elementë të saj emocionalë. U pyet Zekaria Camaj, dhe aty mori formë emri. Ngul këmbë në atë që ky emision duhet të shërbejë si një apel i vërtetë i sinqertë për ata demokratë, dhe për atë pjesë të atyre njerëzve që e shohin veten pranë PD, që ata duhet ta detyrojnë kryetarin aktual të shkojë në atë dhomën e rrëfimit dhe të heqë dorë nga qytetari dixhital. Nuk kam patur anjëherë besim, që ditën e parë kam qenë i bindur se do arrinim në këtë pikë ku jemi sot.

Ditën e parë kur doli nga foleja i vajta ballë për ballë, që të më shikonte gjuhën e trupit. Më pas kur bëri atë kuvendin e turpshëm te Asllan Rusi aty mbaroi nuk i vajta më. Aty njoha edhe Gjergj Hanin. Kur ai doli në drejtimin e PD me votat e manipuluara të Jemin Gjanës, atëherë mbaroi misioni im.




Skip to toolbar