Basha, në Kongresin e CDU: Nga Gjermania do vij duarplot

AKTUALITET


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili merr pjesë në  Kongresin e CDU në Lajpcig të Gjermanisë, deklaroi përmes një video-live në facebook, se plani me 9 pika i Bundestagut gjerman është udhërrëfyesi për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza.  Basha tha se në fokus të takimeve me zyrtarë të CDU-së ka qenë integrimi i vendit në BE dhe u shpreh optimist për Shqipërinë teksa tha se ai do të kthehet me duart plot nga Gjermania.

“Jam shumë optimist dhe nga Lajpcigu do të kthehemi me zemrën dhe duart plot sa i takon planit për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza dhe për ta futur Shqipërinë në rrugën e zhvillimit”, pohoi Basha.

Basha ndau me ndjekësit e tij në rrjetin social edhe një “lajm të mirë” lidhur me programin ekonomik që ofron PD.  “Dua të ndaj me ju një lajm të mirë që dje dhe sot ka qenë në fokus plani ekonomik i PD-së, që është hartuar me ndihmën e ekspertëve të kristian-demokratëve gjermanë. Ne vazhdojmë bashkëpunimin me ta, sa i takon dhe investimeve gjermane në vendin tonë në fushën e teknologjisë. Përmes ofertës së qeverisë së ardhshme të demokratëve, Shqipëria të përfitojë dhjetëra mijëra vende pune në sektorin e teknologjisë dhe informacionit, me paga të mira për rininë”, tha Basha.

Live nga Kongresi i CDU.🇩🇪🇦🇱

Gepostet von Lulzim Basha am Samstag, 23. November 2019


Skip to toolbar