Basha: Pas 25 prillit do marrim vaksina të certifikuara nga BE

Më të fundit


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në studion e emisionit “Real Story”, në “News 24”, foli për vaksinat dhe pandeminë në tërësi.

Ai tha se qeveria nuk e ka menaxhuar mirë situatën e pandemisë në vend, pasi sipas liderit demokrat, shumë familje janë shkatërruar financiarisht nga kostot e kurimit në shtëpi.


Ai tha se pas 25 prillit, nëse PD do të vijë në pushtet, ekspertët shqiptarë së bashku me 5 ekspertë perëndimorë do të monitorojnë situatën dhe do të bëjnë vlerësimet e tyre. Po ashtu ai shtoi se procesi i vaksinimit në vend do të vijojë me vaksina të certifikuara nga Bashkimi Evropian.

“Kemi mijëra familje që kurojnë të dashurit e tyre pa rimburism. Njerëzit e kanë kuptuar që kemi ardhur në këtë pikë sepse ky kryeministër se ka pasur në prioritet COVID-in. Me ndihmën e ekspertëve të huaj, të shohim çdo bëjmë pas 25 prillit. Çift të moshuarish, me të dyja vajzat emigrante i kishin zënë COVID-i të dy, 2 milionë e gjysmë ishte shifra,. Paratë e buxhetit nuk do i çojmë në një grusht njerëzish, po do i çojmë tek njerëzit. Ne kemi një ekip ekspertësh të fushës, ata kanë munguar në krahë të qeverisë dhe janë në debat me qeverinë. Ata na kanë siguruar ekspertizë me lidhjet e tyre evropiane, por edhe ne kemi siguruar katër ekspertë perëndimorë, në mënyrë që qeveria e ardhshme të përballojë me shpejtësi sigurimin e vaksinave për të vijuar vaksinimin. Ka një problem, mungesa e transparencës. Asnjë nuk e di si erdhi partia e parë e vaksinave. Nuk e dimë, asnjë nuk e di. Nuk kam parë një kontratë, diçka që ti japë transparencën minimale. Unë s’jam i fushës, unë di të drejtoj. Parimi i parë është që njerëzve t’i japësh siguri dhe besueshmëri tek procesi. E ka detyrë kryeministri të sjellë vaksinat, sepse ato po paguhen nga paratë e taksapaguesve. Por ai refuzon të thotë se ku i ka gjetur këto vaksina. Transparenca është zero, ndryshimi më 25 prill, është që do të kemi transparencë totale. Vaksinat do të jenë të certifikuara nga BE. Tani faktikisht, shqetësimi i ekipit tim, ekspertëve të huaj, është mungesa e transparencës, edhe këto dy javë është detyrë e kryeministrit të bëjë transparencë. Shtypi ka bërë fjalë për viktima pas bërjes së vaksinës. Në këtë televizion vetëm tre gazetar kanë bërë vaksinën, kështu më është thënë. Garancia që unë jap nesër, është që me vaksinimin dhe me çdo çështje që kanë të bëjnë me sferën publike, qeveria e ardhshme s’do të bëjë lojëra, por transparencë, me padronët e vërtetë që janë njerëzit”, u shpreh Basha.




Skip to toolbar