Basha pas marrëveshjes me LSI: Koha të bashkohemi!

Më të fundit


Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasi firmosi marrëveshjen me LSI-në, deklaroi se ka ardhur çasti që të bashkohen të gjithë për një të ardhme më të mirë për vendin.

“Të dashur bashkëkombës, sot nis me një hap para, Udhëtimi ynë i përbashkët për të ndryshuar Shqipërinë fillon sot, koalicioni ynë. Ndaj gjatë javëve të fundit të Shqipërisë, në çdo drejtim me ane të të cilit fiton Shqipëria. Gjatë javëve të fundit kam prezantuar planet tona të punës në të gjitha drejtimet. Për ekonominë, arsimin, turizmin, shëndetësinë, dhe luftën dhe krimin e organizuar. Me këtë ndryshim fillon ndryshimi, fiton Shqipëria. Këto janë plane pune që do të ndryshojnë jetën e gjithsecilit prej jush. Ka ardhur çasti që të bashkohemi. Të shkojmë shtëpi më shtëpi, rrugë me rrugë dhe të garantojmë fitoren e 25 prillit, fitoren e zgjedhjeve.”, tha Basha.





Skip to toolbar