Lulzim Basha nuk është futurevetëm në këto zgjedhje. Mes listës me shumë emra anonimë, ai ka përzgjedhur të rikthejë 21 janarin.
Alfred Ahmetcenaj, ish-komandanti i njësisë speciale të Gardës së Republikës, pjesë e grupit të zjarrit më 21 janar të 2011, është kandidat zyrtar për deputet në Tiranë për Koalicionin Euroatlantik.
Ai nuk ka qenë një gardist i thjeshtë, por ish-numri dy i Gardës, kur në boulevard u vranë 4 protestues.
Ahmetcenaj u arrestua asojkohe bashkë me gardistë të tjerë, por pasi u hetua në gjendje të lirë ai i shpëtoi drejtësisë. Atëherë u dënuan vetëm Ndrea Prendi dhe vartësi i tij Agim Llupo me disa vite burg.
Me ardhjen e Partisë Socialiste në pushtet, ishte ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i cili e shkarkoi, por ish-ministri i Brendshëm i 21 janarit, Lulzim Basha nuk e harroi.
Menjëherë e gradoi me një post në Partinë Demokratike, kryetar dege në Mat dhe prej asojkohe Ahmetcenaj nuk është ndarë nga Basha.
Së fundmi, me ricceljen e hetimeve për 21 janarin nga SPAK, është zbuluar edhe një përgjim i ri, mes ish-komandantit kryesor të Gardës, Ndrea Prendit dhe Alfred AhmetCenajt. I pari i paralajmëron të hapin zjarr, kurse i dyti e konfirmon.
Garda e 21 janarit ka kaluar nga vija e parë në vijën e politikës. Agron Malaj kandidat tek PS, Alfred AhmetCenaj kandidat tek Basha, kurse familjarët e viktimave presin ende drejtësi.