Basha: Rama dhe ministrat e tij shumëfishojnë pasuritë e tyre, Shqipëria varfërohet

Më të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se nën qeverisjen e Ramës, qytetarët po varfërohen. Në një postim në Facebook, Basha thotë se ndërsa Rama dhe ministrat e tij shumëfishojnë pasuritë e tyre, Shqipëria varfërohet.

Basha ngre shqetësimin se papunësia është shtuar dhe kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme.


Kryedemokrati thotë se ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit.

“Ndërsa Rama dhe ministrat e tij shumëfishojnë pasuritë e tyre, Shqipëria varfërohet. Papunësia është shtuar, kosto e jetesës është bërë e papërballueshme. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për xhepat e shqiptarëve dhe jo të Ramës dhe ministrave të tij”, shkruan Basha në Facebook.