Basha: Rama premtoi 232 mln dollarë subvencione direkte për fermerët, por…

Më të fundit


Kryedemokrati Lulzim Basha ka nxjerrë një tjetër dështim sipas tij në 8 vite të qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Basha thotë se në vitin 2017 Rama premtoi 232 milionë dollarë subvencione direkte për fermerët për 4 vitet në vijim, ndërkohë që kanë marrë vetëm 47 milionë dollarë.


“49 ditë deri më 25 prill
100 dështimet e Ramës në 8 vite
Në 2017-ën, Edi Rama premtoi 232 milionë dollarë subvencione direkte për fermerët përgjatë 4 viteve në vijim.
A e ka mbajtur këtë premtim?
Përgjigjja jo.
Fermerët kanë marrë vetëm 47 milionë dollarë në 4 vite. Shqipëria ka nivelin më të ulët të subvencioneve direkte në rajon”, thuhet në video ne publikuar nga Basha.




Skip to toolbar