Basha: Raporti i OSBE, vula mbi vjedhjen më të madhe në historinë e pluralizmit

Më të fundit


Kreu i PD, Lulzim Basha doli sot në një konferencë për mediat një ditë pasi OSBE/ODIHR publikoi raportin përfundimtar për zgjedhjet e 25 prillit.

“Pjesa dërrmuese e shqiptarëve e dinë se 25 prilli nuk kishte asnjë lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira. Raporti konfirmon se 25 prilli ishte një masakër zgjedhore, këtë e kemi thënë prej ditës së parë. Këtë tashmë e di e gjithë bota demokratike sepse ky raport është vula e turpit mbi vjedhjen më të madhe në historinë e pluralizmit.


Blerje masive të votave, e kemi thënë ne e konstaton edhe raporti, shkrirja në një e partisë në pushtet, e kemi thënë ne e konstaton edhe raporti, keq përdorimi i aseteve publike, abuzimi me pushtetin, rritje fiktive e punësimeve në administratë për qëllime elektorale, e kemi thënë ne e konstaton edhe raporti, përdorimi i fondeve të rindërtimit, legalizime në këmbim të votës, vjedhja e të dhënave private dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve, e kemi thënë ne e konstaton edhe raporti e vijon thellohet kjo dramë sic ishte rasti i patronazhistit trafikantë droge. Ndryshimi i fletës së votimit që solli një numër rekord votash të plavefshme.

Para dhe pas 25 prillit PD i ka denoncuar krimet zgjedhore. Kemi depozituar 185 padi në SPAK por prap në vijim të traditës së pandëshkueshmërisë së dosje 184 dhe 339, asnjë nga krimet elektorale nuk është ndëshkuar. Sot hetimi për blerjen e votës, është një nga rekomandimet e OSBE si një prioritet për zgjedhje të lira.

Nuk po fërkojmë duart se na doli fjala. Sepse më 25 prill nuk ishte PD që u dëmtua, por Shqipëria dhe shqiptarët e ardhmja e tyre që mori një goditje të rëndë. Sot shumica dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshimin.”- u shpreh ndër të tjera Basha.




Skip to toolbar