Basha tek “Unaza e Re” fton shqiptarët në protestë: Të dielën për Shqipërinë që duam

AKTUALITET


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur protestën e banorëve që preken nga projekti i “Unazës së Re”, për të ftuar për herë të fundit qytetarët shqiptarë për të marrë pjesë në protestën e shtatë kombëtare, që opozita do të zhvillojë ditën e diel pasdite.

 “Të bashkohemi nesër para bselisë të së keqes, ku Shqipëria e hajdutërisë kriminale të Milot- Balldrenit, ku Shqipëria e propagandës kriminale të kotecit palestër ku është katandisur organizata kriminale e Rilindjes, dhe Shqipëria e qendresës stoike të banorëve të Unazës, të takohen në një betejë ku vetëm njëra do të mbijetojë:


O Shqipëria e drejtësisë, shqipëria e prindërve që luftojnë për fëmijët e tyre, Shqipëria e Kushtetutës dhe e ligjit, Shqipëria e vlerave europiane, apo Shqipëria e zuzarëve dhe banditëve, hajdutëve që kanë përzënë gjysmë milioni të shqiptarëve, qeverisjen më të korruptuar dhe më të inkriminuar të Europës!

Kjo është beteja! Kjo është kauza, dhe në këtë kauzë nuk ka ngjyra, nuk ka të djathtë e të majtë. O je me fëmijët e tu, o je me vlerat elementare të dinjitetit njerëzor e të punës së ndershme, ose je skllav dhe qen i krimit”, tha Basha ndër të tjera.




Skip to toolbar