Kreu i PD, Lulzim Basha i ka bërë thirrje SPAK të hetojë anëtarët e qeverisë pasi po inkurajon hajdutërinë dhe vjedhjen duke mos i hetuar.
Sipas Bashës, sot është koha që anëtarët e SPAK të hapin gojën dhe të kyçin në pranga grabitësit e shqiptarëve teksa qeverinë e konsideron si një grup të strukturuar kriminal.
Po ashtu Basha thotë se neglizhenca e SPAK po bëhet edhe arsye se pse qeveria nuk zbaton planin me masa lehtësuese nga opozita.
”Në Maltë a në Qipro, në Singapor a në Hong-Kong, me ligjin që kemi propozuar, ua gjejmë paratë, ua sekuestrojmë, konfiskojmë, dhe ua thejmë shqiptarëve.
Buxheti 2021 nuk ekziston. Akti i fundit i hajdutërisë, i një qeverie që ka humbur çdo gjë. Dua t’i drejohem çdokujt që sheh veten e vet, të jetë shumë i kujdesshëm, sepse bashkëpjesëmarrja në zhvatjen e parasë së qytetarëve do t’i bëjë fajtorë.
Do doja shumë që zgjedhjet të ishin këtë të dielë, asgjë s’do na ndalojë ta marrim e ta rikthejmë çdo apra të zhvatur e vjedhur.
Në emër të prindërve shqiptarë që kanë humbur vendet e punës dhe s’kanë të paguajnë për bukën e fëmijës, në emër të mjekëve dhe infermierëve që janë te vetmit në rajon që s’kanë përkrahje, në emër të pensionistëve që ka ndarë 6 herë më pak, çdokujt që ka ndërmend të krijojë një lidhje kontraktuale 4 muajt e fundit, të jetë shumë e kujdesshme pas çdo kontratë do kalojë nga ligji anti-mafia.
S’kam për t’i lënë pensionistët pa pensione, vogëlushët në mjerim, dhe shqiptarët që nuk u jepet kacidhe. Do ua nxjerrim nga kostot, nga hunda çdo qindarkë që u kanë vjedhur shqiptarëve.
Ja çfarë bëni ju, thirrja për SPAK, zotërinj ju inkurajoni vjedhjen, hajdutërinë, bashkëpërgjegjës që shqiptarët nuk po marrin masat lehtësuese kanë 3 javë e një ditë që po i përsëris ditë për ditë.
Sot është koha të hapni gojën, dhe të kyçni në pranga anëtarët e grupit të strukturuar kriminal, pasi shqiptarët nuk po marrin dot lekë e tyre edhe pse paguajnë taksa.”- tha Basha.