Basha tregon si do të menaxhohet pandemia

AKTUALITET


Kryedemokrati Lulzim Basha ka shpalosur dje në një takim me mjekë, planin e Partisë Demokratike për pandeminë. Ai ka ritheksuar tre pikat kryesore që përmban ky plan, që nga roli i shtetit, administrimi i pandemisë nga ekselencat dhe paketa e rimëkëmbjes ekonomike.

“Menaxhimi për sa i përket pandemisë do të jetë në 3 rrafshe kryesore. E para, shteti do të marrë rolin që i takon. E dyta, administrimi do t’i besohet ekselencave shqiptare. E treta, një paketë e rimëkëmbjes ekonomike. #SHQIPERIAFITON”, shkruan Basha në “Facebook”.


Ai deklaron se ‘deri më 25 prill kemi vetëm veten tonë dhe Zotin atje lart’.
“Nuk kemi qeveri. Cirk po, qeveri jo. Dua t’ju garantoj pas 25 prillit e cila do të jetë një datë ndryshimi për shumë arsye. Sa i përket fushës së shëndetësisë do jetë një datë ndryshimi për 8 vite, jo thjesht për këtë vit pandemie. Po ju garantoj që ndryshimi sa i përket pandemisë do jetë në tre rrafshe kryesore.

E para, shteti do të marrë rolin që i takon. E dyta, administrimi do t’i besohet ekselencave shqiptare, që është një mrekulli e Zotit, që duke pasur qeverinë në rolin e COVID-it në katror, nuk na mjafton COVID-i, por me këtë qeveri është bërë COVID në katror, janë superheronj. Ndryshimi tjetër do të jetë një paketë e rimëkëmbjes ekonomike e drejtuar tërësisht tek ekonomitë e familjeve dhe bizneseve të goditur nga pandemia. Në 25 prill është një ditë ndryshimi fondamental, themelor kur duhet të mundim edhe virusin politik edhe do të nisim edhe rrugën e rekuperimit ndaj virusit patologjik, me të cilin do të ndeshemi dhe do të fitojmë kur të jemi bashkë me njëri-tjetrin”, deklaron Basha.




Skip to toolbar