Basha vonohet edhe për zgjedhje, KQZ shtyn regjistrimin: Provo ndryshimin e emrit të partisë

AKTUALITET


Lulzim Basha është shfaqur nga Amerika optimist jo vetëm për fitoren e tij në zgjedhje por edhe për heqjen e vizave me Amerikën.

Por ndërkohë që më në fund mori vizë vetë për në Amerikë, pas një vakumi disa vjeçar, Basha rrezikon të mbetet pa një tjetër vizë, atë të hyrjes në zgjedhje.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi nuk e regjistroi këtë të mërkurë koalicionin Euroatlantik, me kryetar Endri Hasën.

Ai u la afat deri të hënën përfaqësuesve ligjorë për të depozituar pranë KQZ, vërtetimin nga regjistri i partive për ndryshimet e bëra.

Me sy ende nga Partia Demokratike, Lulzim Basha ia mori partinë konservatore shqiptare një personi me emrin Armando Rucco duke e kthyer atë në Koalicioni Euroatlantik.

Një parti me emrin koalicion edhe pse vetë Lulzim Basha nuk ka askënd me këtë të bëjë koalicion.



Skip to toolbar