“Bashkëpunoi me Ramën për të hequr qafe LSI”, Nazarko: Pse Basha nuk është fajtori i vetëm për humbjen

Më të fundit



Analisti Shpëtim Nazarko i ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ tha se për humbjen e zgjedhjeve të 25 qershorit nuk është fajtor vetëm kryetari i PD-së, Lulzim Basha, por edhe demokratët.

Duke iu bazuar edhe teorive konspirative, Basha ka bashkëpunuar me Ramën pasi sipas tij nuk kishte si ta hiqte qafe LSI-në.


PJESË NGA DISKUTIMI NË STUDIO
Nazarko:
 Ajo që dihet të kuptoni ju, të mbani përgjegjësi dhe ju si parti, është e lidhur me historinë 10-vjeçare. Sa është fajtor Basha jeni dhe ju të gjithë. Ju keni bërë një aleancë me LSI në 2009. E kam pyetur Berishën në atë kohë, pasi kërkohej që të bëhej aleancë mes PS dhe LSI dhe ai tha; janë dy gjysma mollësh. Ajo që po paguan Basha, është kjo se në 2011 ju i dhatë 10 bashki LSI, i dhatë qytete qendrore. Por në 2013, kur dihej se LSI do të ikte me PS-në, mori këto bashki tuajat, këto numra, dhe mori më shumë nga administrata e PD. Ku bashkohen gafat e Bashës me Ipsenin. Dhe unë do e kisha bërë këtë. Do isha në opsion MAT-i, Basha kishte në kurriz dhe LSI, ku në mes të mandatit mori dhe rolin e presidenti. Çfarë bëtë ju gjatë kësaj kohe kur fryhej LSI dhe juve ju vinte mirë se mbanit pushtetin deri në 2013. Por ju po e kalbnit partinë tuaj. Basha ka bashkëpunuar me Ramën, po e them konspirative, sepse s’kishte si ta hiqte qafe LSI. Duhej të bëhej bashkë me LSI që të kishte më shumë deputetë. Por pse e bëri marrëveshjen e 5 qershorit. I është lutur rrezik Ramës, që të largonte LSI. Ndaj kjo është përgjegjësia juaj për këtë. LSI ka qenë e kuqe fare po si guxuat ju që u bashkuat me të.

Ipseni: në 2009 na kanë thënë; të hamë turpin me bukë. Tani për shkak se ky model i bashkëpunimit të kësaj natyre, pasi ky ka qenë gabim total, që solli këtë kalbëzim. Basha erdhi në 2013 për të korrigjuar ça shkoi keq në PD. Duke shkelur mbi normat morale, Basha e çoi më tej imoralitetin,.

Nazarko: Pse kërkuat prapë me LSI? Basha e thelloi këtë?

Ipseni: Unë në 2018-ën e kam deklaruar në Këshillin Kombëtar, ku kam thënë; bashkëpunimi me LSI është vrastar. Marrja e 3 deputetëve është një argument që të çon tek; Lulzim Basha ka marrë veprime që t’i japë pushtetin Edi Ramës.

Nazarko:
 Më poshtra e 5 qershorit ishte se nuk lejonte që të bëheshin koalicione.
Ipseni: 5 qershori është një marrëveshje e rëndomtë. Marrëveshja nis me gishtin, nëse do vendoset apo jo.

Nazarko: Po pse nuk reaguat ju kundër Bashës?

Ipseni: Është e turpshme që një parti e djathtë të mbrojë një sistem të mbyllur.

Nazarko: Nëse Basha de ju të tjerët e kuptonit se aleanca me LSI ju çonte në deputetë më shumë, pse nuk kundërshtoi PD këtë formulë?