Bashkia e Tiranës nis montimin e semaforëve të rinj LED përgjatë Unazës së Vogël dhe Rrugës së Kavajës

AKTUALITET


Bashkia e Tiranës ka nisur montimin e semaforëve të rinj LED përgjatë Unazës së Vogël dhe Rrugës së Kavajës.

Sipas njoftimit të dhënë nga ana e bashkisë, me këtë tipologji semaforësh, rritet siguria e këmbësorëve dhe lëzvishmëria korrekte e mjeteve.


Me këtë ndryshim, si drejtuesit e mjeteve, ashtu edhe këmbësorët do e kenë më të lehtë të shquajnë semaforët në largësi.

Gjithashtu, është punuar për vijëzimet e bardha, të cilat pritet të sjellin një ndërgjegjësim edhe më të madh tek qytetarët për respektimin e sinjalistikës rrugore që rrjedhimisht do të thotë kujdesje për sigurinë në rrugë dhe për t’i mbrojtur ata nga akisidentet.




Skip to toolbar