Bashkimi Evropian ndan ndihma të reja në miliarda për Ukrainën

BOTA


Ndihmat janë planifikuar të jepen këste mujore prej nga 1.5 miliardë euro secili, njoftoi Komisioni i BE-së. Në bisedën telefonike që zhvilloi Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Layen me presidentin ukrainas Zelenski u tha se kreditë do të japin një “kontribut të rëndësishëm” për nevojat financiare të Kievit për vitin 2023.

EU-Kommissionspräsidentin von der Leyen in Kiew

Fondet do të mbështesin gjithashtu Ukrainën për të zbatuar reforma të mëtejshme në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.


Eksporti i drithit nga Ukraina

Zelenski njoftoi në Twitter se kishte folur me von der Leyen për mbështetje financiare për vitin aktual dhe vitin e ardhshëm. Një tjetër temë ishte eksporti i drithit nga Ukraina nëpërmjet Detit të Zi si kontribut për sigurinë globale të ushqimit.

Ukraina synon të sigurojë eksportet e drithit

Një marrëveshje e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia në korrik, e cila synon të sigurojë eksportet e drithit nga Ukraina, është fillimisht e vlefshme deri më 19 nëntor dhe Rusia e ka lënë të hapur zgjatjen e saj.




Skip to toolbar