Bashkimi i kulturës me ekonominë/ Çupi: Pse Rama bëri këtë zgjedhje për ministrinë e re

Më të fundit


Ministria e re e krijuar nga kryeministri Edi Rama, ka shkaktuar debate, pasi janë bërë bashkë Ekonomia dhe Kultura.

I ftuar në “Real Story”, analisti Frrok Çupi deklaroi se Rama bëri këtë zgjedhje pasi kultura gjithmonë kthehte në funksion të ekonomisë, duke i shtuara para buxhetit të shtetit.


“Në kohën kur Edi Rama erdhi në Ministrin e Kulturës, erdhi me një frymë të vjetër, që nuk i shkonte fare Ramës, megjithatë bëri përpjekjet e duhura, por mbeti një ministri kulture që ‘hante’ shtetin dhe po ha të ardhura të shtetit. Rama ka kuptuar që kultura është ekonomi dhe ekonomia është kulturë. Ne themi që jemi një vend i kulturuar, që kemi tradita. A na duhen gjë ne këto? Na duhen për krenari, por nuk bën para.Një kryeministër si Rama që mendon për rrugë të gjatë, në kohën kur ‘devijon’ për nga e djathta, nuk fare parasysh se kush është i djathti në Shqipëri. Ka parasysh një frymë të ideve të djathta, të cilat mbeten te të gjithë”,deklaroi Çupi.




Skip to toolbar