Bashkimi i opozitës, Minxhozi: Më afër është zgjidhja Berisha-Alibeaj, sesa Berisha-Meta! Ish-kryeministri ka një frikë

Më të fundit


Analisti Skënder Minxhozi është i mendimit se në situatën e trazuar të opozitës shqiptare, është më i lehtë bashkimi mes Alibeajt dhe Berishës, sesa Berishës me Metën.

Në studion e Top Story me Sokol Ballën, Minxhozi tha se opozita ka ardhur në këtë fazë pas një sërë gabimesh të një-pasnjëshme siç ishte mos-bashkimi në zgjedhjet e 25 prillit.


Ai u shpreh mos-besues nga bashkimi Berisha-Meta, duke thënë se ky i fundit e përdori gjithë presidencën për të ‘zbritur në fushë’. Ai tha se Berisha ka shumë disavantazhe, por ka një parti të madhe, ndërsa Meta shumë i motivuar por ka një parti të vogël.

“Ka qenë gabim i madh mos-bashkimi opozitës në zgjedhjet e 25 prillit. 108 mijë votat e LSI prodhuan vetëm 4 mandate por në kushtet e tjera do krijonin shumë më shumë. Të hyjë një zgjedhje më një reformë kushtetuese vetëm nga njëra palë, plus bishtin e deputetëve. Ajo lloj rrethane dhe mënyra sesi Basha e pranoi, presioni ishte shumë i madh i ndërkombëtarëve. Te emërtimi i partisë ndodhet një nga shkaqet e ftohjes Meta Berisha. Meta është kthyer si lider opulist, mandatin e presidencën e ka përdoru për këtë ditë kur ka zbritur në fushë. Është një lider më i ri se Berisha, nuk është non-grata. Të gjitha këto ish-kryeministri i vuan. Ai ka një frikë, mes tyre kanë hyrë histori konspirative, që kanë të bëjnë edhe me dosjen e famshme I.M. Këto janë marrëdhënie të majisura, por edhe për humore dhe marrëdhënie personale mes të dyve. Situata brenda PD është një anë e problemit. Më afër është zgjidhja Berisha-Alibeaj, sesa Berisha-Meta. Berisha ka shumë disavantazhe, por ka një parti të madhe, Meta shumë i motivuar por ka një parti të vogël”- tha Minxhozi në Top Story.




Skip to toolbar