Rindërtimi nga tërmeti, Ahmetaj: Bashkitë duhet të caktojnë zonat ku do ndërtohet

AKTUALITET


Ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj doli të hënën në një konferencë për mediat, ku sqaroi hapat që po ndiqen për procesin e rindërtimit nga tërmmeti. Ahmetaj tha fillimisht se pas tërmetit janë strehuar të gjithë familjet që patën dëmtime apo shtëpitë e tyre u shembën nga tërmeti.  “Që nga data 26 nëntor, kemi vazhduar me akomodimin e të gjithë qytetarëve që humbën shtëpinë ose shtëpitë e tyre u përcaktuan si ta pabanueshme”, tha ai. Më tej, Ahmetaj u shpreh se pas kërkesës së Kryeministrit, të gjitha bashkitë në zonat e emergjencës duhet të përcaktojnë zonat ku të rindërtohen lagjet apo banesat e reja për të pastrehët nga tërmeti.

“Bonusi i qirave bën të mundur, që deri në kthim në shtëpi, të mund të jetojnë në shtëpi me qira dhe më datë 2 janar, kryeministri ka kërkuar nga bashkitë në zonat e emergjencës, që të gjithë kryetarët përkatës të bashkive të vazhdojnë procesin e përcaktimit të tokave ku do të ndërtohen qytezat urbane, të cilave kryeministri iu është referuar në vazhdimësi, që janë pjesë e ligjit të posaçëm për rindërtimin. Për 15 deri 20 ditë do të kemi në të gjithë territorin e Shqipërisë ku është përcaktuar ku ka dëmtime, kryesisht në Shqipërinë e mesme, por edhe në Lezhë e Kamëz, pra të gjitha këto bashki janë të detyruara brenda afatit që ka kërkuar kryeministri të sjellin verifikimet e tokave ku do ndërtohen banesat individuale, qytezat urbane siç jemi referuar në ligj të posaçëm”, tha Ahmetaj.


Më tej, Ahmetaj u shpreh se banorët e këtyre zonave (shtëpitë e të cilëve u shembën ose janë shpallur të pabanuara), duhet të aplikojnë pranë bashkive përkatëse. Ministri për Rindërtimin sqaroi se pranë bashkive do të ngrihen platforma të posaçme për aplikimin e qytetarëve.  “Është hera e parë që kemi një ligj të posaçëm për një situatë emergjente. Kemi procedurat përkatëse për programin e rindërtimit. Nesër ka një takim të posaçëm me kryetarët e bashkive, ku do të bëjmë një listë të familjeve që kanë humbur shtëpitë dhe që banesat e tyre janë vlerësuar si të pabanueshme ose banesa që kanë nevojë për rikonstruksion. Në bazë të vendimit, duke nisur nga nesër, kryetarët e bashkive duhet të ngrenë platformë aplikimi për qytetarët”.

“Aplikimi do të jetë tepër i thjeshtë. Ju lutem, të gjithë familjarëve që banesat e tyre janë quajtur të pabanueshme ose të dëmtuara, të mund të drejtohen në institucione, kudo të bëhet financimi përmes njësive vendore ose entiteteve që do të autorizohen nga Këshilli i Ministrave. Ky është vendim shtyllë, sepse detyron të gjitha bashkitë që në bazë të tokave që do të caktojnë (ne kemi rekomanduar tokat shtetërore) për 30 ditë tokat ku do të ndërtohet. Pa këto, nuk kalohet dot tek rindërtimi.  Ne nuk kemi lënë asnjë qytetar jashtë. Do të bëhen edhe rikonstruksione në bazë të dëmtimeve dhe do kemi grante për këtë gjë”, deklaroi ministri Ahmetaj.

Ndërkohë, ai tha se banesa do të përfitojnë edhe ata që kishin ndërtuar pa leje, por shtëpitë e tyre janë shembur nga tërmeti. “Rindërtimi, që nga shtëpitë tek pallatet apo qytezat urbane që do të ndërtohen dhe palnfiifkohen në Bashki të ndryshme, të gjitha do të kenë bazën kushtetuese ku është e domosdoshme të shpronësimit. Aty ku ka ndërtime pa leje, shteti të marrë përsipër që ajo familje të përfitojë nga programi i rindërtimit, kundrejt kushteve të përcaktuara nga VKM. Komisioni i Rindërtimit, kemi bërë dy mbledhje, tani nëpërmjet vendimi detajohet funksioni i tij”, Ahmetaj.




Skip to toolbar