Baza e NATO-s në Kuçovë/ Nazarko: Shqipëria rrit peshën diplomatike. Sotiri: Jemi vend strategjik në Ballkan

Më të fundit


Analisti Mentor Nazarko thotë se hapja e bazës së NATO-s në Kuçovë, forcon kombin shqiptar.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nazarko u shpreh se Shqipëria ka rritur peshën e saj diplomatike.


Ndërkaq, drejtoresha ekzekutive e Qendrës Rajonale për Sigurinë, Juxhina Sotiri deklaroi se vendi ynë edhe pse i vogël, është strategjik në Ballkan.

Mentor Nazarko: Unë mendoj që duhet ta shohim në planin tërësor. Ky është një forcim i kombit shqiptar, vizavijë, kombeve të tjera të cilët janë rivalë me ne. Rrisim edhe peshën tonë diplomatike. Pavarësisht përmaseve që kemi në pikëpamje të sipërfaqes apo demografisë. Për shembull, një situate si ajo që ndodh me Belerin, nëse Shqipëria do të ishte e dobët në pikëpamje të ndërvarësisë ushtarake, me baza. Shqipëria do të ishte shumë e dobët përballë Greqisë, pavarësisht se preteksti është shumë i vogël në gjykimin tim, është jo real. Ka një lidhje mes faktorit ushtarak dhe faktorit diplomatik.

Juxhina Sotiri: Patjetër, është një ndihmë që i jepet vendeve aleate si Shqipëria, edhe pse një vend i vogël, por vend strategjik në Ballkan. Ne gjithmonë i kemi sytë nga Kosova, Ballkani, por për SHBA, ata i kanë sytë edhe te perëndimi, Bën edhe një logjikë, që ju i keni bazat ndërtoni edhe sigurinë tuaj kombëtare.

Mentor Nazarko: Nëse do ndërtohej një port ushtarak në Pashaliman, afërmendsh që do të ndërtohej edhe një port civil. Nëse ndërtohet porti i Pashalimanit, do të ndërtohej edhe infrastruktura rrugore që do e lidhte me të.




Skip to toolbar