Bazë armësh në Tiranë, Prokuroria kërkon 15 vite burg për Kristjan Gjinin dhe Fatjon Muratin

AKTUALITET


Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 12 vite burg për Kristjan Gjinin dhe 3 vite burg për Fatjon Muratin, të cilët kishin ngritur një bazë armatimesh në Tiranë në korrik të vitit të kaluar. Kristjan Gjini ka pranuar se bazën e armëve e kishte ngritur ai dhe Prokuroria kërkon 12 vite burg.


Ndërkohë që ndaj Fatjon Muratit rëndon vetëm akuza për armëmbajtje pa leje, pasi këtij të fundit iu gjet gjurma në kutinë e një pistolete të sekuestruar më 13 korrik, ditën kur u zbulua edhe baza e armatimeve në Tiranë, që i përkiste Kristjan Gjinit. Por, Fatjon Murati është në arrati, pasi ka thyer masën ‘arrest shtëpie’.


33-vjeçari Murataj është shpallur në kërkim prej datës 12 mars, ditë në të cilën  ndodhi edhe atentati në Don Bosko, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë në drejtim të lokalit në pronësi të tij dhe për pasojë humbi jetën 58-vjeçarja Mimoza Paja.




Skip to toolbar