Baze: “Foltorja” vet nuk e hëngri spektaklin e “bashkimit 

Më të fundit


Gazmend Bardhi nuk pati kohë as për muaj mjalti, as për javë mjalti, madje as për ndonjë natë mjalti. 

Sapo shkeli në tryezën e pajtimit bashkë me “besëprerët” e tjerë, ende pa mbaruar ceremonia, filluan zërat e parë. Disa i kërkonin të vinte kokulur e të kërkonte falje para Doktorit. 

Të tjerë i kujtonin se kjo është hipokrizi. Por më thelbësorë janë ata që i kërkojnë tani të japë provën e zjarrit, të sulmojë SHBA, për Berishën. 

Pra nuk i kërkojnë, siç thotë Bardhi, të zgjedhë mes Ramës e Berishës, por të zgjedhë mes Berishës dhe SHBA e Britanisë së Madhe.

Pra është e qartë që “Foltorja” vet nuk e hëngri spektaklin e “bashkimit”. Kush hyn në atë derë, ose duhet të veshë jelekun antiplumb kundër SHBA, ose duhet të dalë pa u vrarë brenda bunkerit.

Pak a shumë kjo po i ndodh Gazmend Bardhit dhe grupit të tij.

Tani martesa e tyre me Berishën, siç pretendojnë ata “vetëm për letra”, duket se do të jetë gjëja më qesharake që ka ndodhur ndonjëherë në politikën shqiptare. Me letra Bardhi mund të caktohet kryetar i Grupit të “Foltores”, kurse Berisha kryetar i Partisë së “Foltores”, por qëndrimet e Berishës ndaj SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe nuk do të jenë dhe qëndrime të Grupit parlamentar. 

Fjala vjen, kur Berisha të dalë në orën 12:00 dhe të thotë që “non grata” ime u pagua nga Edi Rama tek McGonigal dhe McGonigali me fustan, Gaz Bardhi do dalë e do thotë, “non grata” është një vendim serioz i partnerit tonë ndërkombëtar.

Në këtë aspekt, Berisha në përpjekje për t’i nxjerrë telashe Bashës, në fakt i ka hapur një sherr vetes brenda partisë së tij, dhe ka kthyer hipokrizinë në institucion.

Në fund të kësaj komedie, grupi i Bashës së paku do dalë më i nderuar se qëndroi tek pozicioni i vet, pavarësisht nëse është shumicë apo pakicë, kurse ky grupi shëtitës, rrezikon të marr urrejtje dhe nga ata të “Foltores” që nuk ua mbron Doktorin, dhe nga këta të Bashës nga të cilët u larguan. 

Nuk është keq të mendojnë për një parti të re, ende pa u bërë tërësisht qesharakë. Të paktën ashtu marrin hak dhe ndaj Bashës, dhe ndaj Berishës. Se kështu po i tallin të dy palët.



Skip to toolbar