Baze: Një paralajmërim zyrtar, për mungesën e të ardhmes së opozitës me Sali Berishën

Më të fundit


SHBA paralajmëruan zyrtarisht votuesit shqiptarë të mbajnë distancë nga personat që SHBA kanë dizajnuar si “non grata”, duke ju referuar me emër Sali Berishës, udhëheqësit publik të një lëvzije anti-amerikane në vend, si dhe politikanëve të tjerë “non grata”, të cilët kanë deleguar ndikimin e tyre në politikë tek njerëz të afërm apo të besuar të tyre, duke nënkuptuar persona që kandidojnë në listën e qeverisë.

Paralajmërimi i SHBA përmes ambasadores në Tiranë, vjen në një kohë kur Sali Berisha ka shtuar retorikën kundër SHBA dhe po përpiqet të instrumentalizojë betejën elektorale, edhe si betejë kundër SHBA. 


Një gjë të tillë e bëri një vit më parë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, në gjashtë bashki, ku faktin që ai triumfoi mbi Partinë Demokratike zyrtare të mbështetur nga SHBA, e konsideroi si një fitore të tij ndaj SHBA, edhe ps humbi thellë në raport me qeverinë.

Një vit më pas PD zyrtare është dobësuar dhe më shumë nga presioni i Berishës për të rekrutuar deputetët e mbetur dhe betejat e vogla brenda tyre, kështu që Berisha çdo rezultat që do të arrijë, i cili pritet të jetë negativ në raport me qeverinë, do ta paraqesë si rezultat kundër SHBA.

Qëndrimi i qartë publikisht i SHBA kundër tij, është një paralajmërim për mungesën e perspektives politike të opozitës me Sali Berishën. 

Luftërat e brendshme në opozitë dhe përpjekjet e Berishës për të krijuar një monopol së bashku me Ilir Metën, nuk është një përpjekje për të fituar pushtet, por përpjekje për të pasur një imunitet politik kundër SHBA, me shpresë që do të konsiderohen faktorë nëse fitojnë disa bashki.

Shpresa e tyre e vetme janë disa fitore të vogla, por të vetme të opozitës, që sipas logjikës së tyre do gjunjëzojnë Perëndimin para tyre.

Paralajmërimi është i qartë. SHBA nuk do të bashkëpunojnë kurrë me Sali Berishën, por as me kandidatë të qeverisë që mbështeten nga persona “non grata”, njësoj si Berisha. SHBA nuk po paralajmëron votuesit kundër Berishës dhe shokëve të vet, se ka frikë se mos ata fitojnë.

SHBA po u del borxh qytetarëve shqiptarë, që të marrin parasysh pasojat që do ketë Shqipëria dhe ata vetë, në rast se mbështesin armiqtë e SHBA në Shqipëri. 

Nuk është një luftë mes Berishës dhe SHBA që mund ta fitojë edhe Berisha. Nuk ka një luftë të tillë. Lufta ka mbaruar dhe Sali Berisha është vrarë politikisht nga kjo luftë dhe nuk ngjallet më. Tani thjesht po u thonë, mos vdisni bashkë me të, po shikoni jetën tuaj.




Skip to toolbar