Baze: Objektivat e vitit 2023. Edi Rama humbës i madh, Berisha rritje me 25 për qind

Më të fundit


Viti 2023 është vit zgjedhjesh dhe politikanët kanë rastin të provojnë mbështetjen e tyre në popull. Për këtë secili ka objektivat e veta.

Edi Rama e ka të sigurt humbjen në zgjedhjet e Majit 2023, pasi siç është zakon, rezultati i zgjedhjeve krahasohet me ato paraardhëset.


Në zgjedhjet e fundit lokale ai ka marrë 60 bashki nga 61 që ka pasur. Nuk ka shanse më ti marrë të 60 bashkitë ndaj duhet të bëhet gati për analizën e humbjes. Sipas gjithë parashikimeve ai rrezikon të humbas rreth 15 bashki, që përbëjnë një rënie prej 25 për qind të Partisë Socialiste në pushtet. Kjo ka për ti kushtuar rënd. Kritikët e tij brenda Partisë Socialiste po mprehin thikat ti kërkojnë llogari. Fjala vjen pritet që Damian Gjiknuri si Sekretar i përgjithshëm i Partisë, të ngrihet i pari kundër dhe ta kritikojë rënd, duke i thënë se është e patolerueshme që ai të marrë përgjegjësinë për këtë rënie, kur vet Damiani është i gatshëm ta marrë atë. Taulant Balla, pritet ta sulmoj ashpër, pse nuk i dha atij shansin të sakrifikonte në këtë rast, ndërsa Erisa Spiropali, e cila shpreson të fitoj Shkodrën do të jetë e vetmja fituese e zgjedhjeve, nëse ja del, për tu treguar të gjithëve çdo të thotë të kesh në mendje Skënderbeun.

Sali Berisha po ashtu e ka të sigurt fitoren. Ai pritet të përmirësoj rezultatin me rreth 25 për qind krahasuar me vitin 2019, kur partia drejtohej nga Basha. Kjo është fitorja më e thellë që PD e Berishes ka arritur ndonjëherë në këto 32 vite nëse e krahason me zgjedhjet e mëparshme. Fal këtij rezultati i cili mund ti jap Foltores rreth 15 bashki, Berisha pretendon të jetë fitues i zgjedhjeve të ardhshme në moshën 81 vjeçare.

Lulzim Basha me Enkelejd Alibej, do të jenë po ashtu fitues edhe më të mëdhenj se Berisha. Duke krahasuar rezultatin me zgjedhjet e vitit 2015 kur PD mori 29 Bashki, ata do të shpallin fitoren mbi Berishën të cilit i kanë mundësuar të humbas më shumëse gjysmën e bashkive. Me këtë tendencë, ata e garantojnë Berishën se më 2025 do ta dërgojnë në azil, por jo në pushtet.

Ilir Meta është më inteligjenti dhe e ka kopsitur qysh tani fitoren. Ai ka hequr dorë nga gara për kryetar dhe do mbledh vota vetëm për këshilltarë. Me këtë rast ai do tu kërkoj të gjithë demokratëve ti japin votat për këshilla pra për Partinë e Lirisë me qëllim që Parti e Lirisë të votojë kryetarët e tyre.

Në finale, Berisha do humbas kryetarët kurse Meta do marrë këshilltarët me shumicë duke e përmirësuar rezultatin e LSI nga 4 për qind në 20 për qind brenda opozitës. Kjo do të bëj që në zgjedhjet e 2025 Meta ti kërkoj Berishës 40 për qind të listës duke llogaritur ritmin e rritjes së partisë nga 4 në 20 për qind në një palë zgjedhje.

Bindja Demokratike pritet të ketë rënie nga zgjedhjet e 2019 pasi ka marrë rreth 25 mijë vota. Për shkak të konkurrencës së shtuar nga Shehi, Duka dhe Mediu pritet të bien në 22 mijë vota.

Pas zgjedhjeve, pasi të qetësohet pak Berisha i cili do akuzojë për vjedhje votash, kryetarët do hynë në bashki dhe do shpallin nisjen e fushatës për zgjedhjet e vitit 2025, me shpresë që kjo rënie e Edi Ramës të përsëritët dhe të mos i ketë më të gjitha pushtet sic i ka tani, por vetëm 51 për qind të pushtetit.




Skip to toolbar