Baze: Përse 14 maji është përsëritje e hidhur e 6 marsit, kundër Berishës 

Më të fundit


Rezultati i zgjedhjeve të 14 majit për opozitën është një fotokopje e rezultateve të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, si në mazhoritar, edhe në propocional. 

Në mazhoritar Berisha atëhere fitoi nga 6 bashki vetëm 1, ndërsa tani nga 61 bashki ka fituar vetëm 7, me gjithë Himarën. Pra i njëjti rezultat në përqindje sa i përket mazhoratarit.


Në raport me PD zyrtare po ashtu rezultati u përsërit. Berisha fitoi dy të tretat e votave brenda opozitës bashkë me aleatët e tjerë, ndërsa PD zyrtare një të tretën e votave.

Ndryshimi është se zgjedhjet e 6 marsit Berisha i quajti historike, të drejta dhe të ndershme, pasi i shërbenin për të larguar Lulzim Bashën, ndërsa zgjedhjet e 14 majit i quan të vjedhura, të blear, të shitura, të pandershme, pasi jo vetëm nuk zboi dot Edi Ramën, por po kthen dhe Lulzim Bashën.

Dy palë zgjedhje kanë të njëjtin rezultat, të njëjtin standard dhe të njëjtin lidership. Ai garoi po me Metën, Rama garoi vetëm, ndërsa këtë radhë PD garoi me një lidership të përçarë, ku ca ishin me Berishën, ca me Alibeajn, dhe ca të tjerë në pazar kush të ofronte.

Dhe përsëri rezultati ishte njësoj për Berishën.

Ai është i vetmi që po ankohet për rezultatin, jo se nuk e priste, por se tani i njëjti rezultat i prodhon të kundërtën e 6 marsit.

Me këtë rezultat ai zboi më 6 mars Bashën nga kreu i PD, duke thënë se jam shumica dhe e mund Ramën, kurse tani kur përsërit të njëjtin rezultat, ai fuqizon dhe Ramën, rikthen dhe Bashën.

Arsyeja është se me rezultatin e 6 marsit, i pari që duhet të ikte ishte Berisha, dhe jo Basha.

Megjithatë Basha bëri mirë që iku, pasi e la Berishën të vetëm përballë SHBA dhe zhveshi demagogjinë e bashkimit që ai predikonte, duke dëshmuar se i duhej PD si bunker për të mbrojtur kokën e tij.

Ja tani, pas një viti nuk mbron dot as veten, as Metën dhe mbi të gjitha, nuk vret dot as Ramën, as Bashën.

Tërbimi i tij është se 14 maji, duke përsëritur 6 marsin, nuk përsërit demagogjinë e 6 marsit, por të vërtetën e hidhur që Berisha nuk e çon dot kurrë në fitore opozitën kundër Ramës, të cilin vetëm e rilind gjithnjë e më shumë. Tani edhe Bashën.




Skip to toolbar