Baze: Po Ilir Meta/j çfarë ka me vulën e PD? 

Më të fundit


Protestuesi më i sinqertë sot mes 100 e ca vetëve që ishin para Kuvendit, ishte Ilir Meta/j. Ai shprehu revoltën e tij duke e bërë të qartë se më 3 mars do protestojnë pasi një “kastravec” kërkon t’i marrë vulën PD.

Nuk është se kishte njeri dilema për qëllimin e protestës më 3 mars, por zelli i Meta/j për ta deklaruar atë, tregon shumë për humnerën që e pret opozitën nëse mbetet në dorë të dyshes Berisha-Meta/j.


Nëse vëren ligjërimin e Meta/j, rreth vulës dhe legjitimitetit të udhëheqjes së PD, ai ka më shumë angazhim dhe se vetë Berisha. Ky i fundit herë pas here sillet sikur e ka bërë fakt të kryer vulën dhe nuk flet aq shumë sa Meta/j.

Makthi i Meta/j për vulën e PD në fakt lidhet me të ardhmen e tij në politikë.

Legjitimimi i Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike nga një proces gjyqësor, e rikthen aksionin politik të Meta/j në pikën zero, pasi përveç shkatërrimit në zgjedhje më 14 maj, duke rrezikuar të dalin të tretët, Berisha dhe Meta/j humbasin arsyet përse janë bashkuar. 

Aleanca mes tyre ka qenë një mënyrë për të plotësuar humbjet nga ndarja me Lulzim Bashën dhe Ilir Meta/j praktikisht është sjellur dhe paraqitur nga Berisha si numri 2 i aleancës. Një humbje e legjitimitetit në gjykatë i bën ata pakicë të pakicës dhe praktikisht të parëndësishëm politikisht.

Duke qenë numri 2 i Berishës, Ilir Meta/j po sillet praktikisht si nënkryetar i PD dhe lideri i projektuar për pas Berishës në krye të asaj aleance.

Dhe vetë politikat e organizmit të PD së Berishës janë të tilla që bëhen me pëlqimin e Ilir Meta/j. Duke nisur qysh nga kandidati për bashkinë e Tiranës, Durrësit e Elbasanit e në çdo qytet të Shqipërisë, kandidatët janë dhe me pëlqimin e Meta/j. 

Po ashtu dhe njerëzit që bëjnë karrierë brenda strukturave duhet të kenë pëlqimin e tij për të harmonizuar aleancën.

Një tjetër arsye e madhe që ata i mban bashkë, është fryma anti-perëndimore e aleancës së tyre dhe vendosmëria për të qenë një front kundër ndikimit të Perëndimit në politikën shqiptare.

Dukee qenë bashkëluftëtarë të mëdhenj në rezistencën kundër reformës në drejtësi, të dy u përfshinë në betejë publike kundër SHBA dhe denoncues të dizajnimit “non grata” familjarisht të Sali Berishës, si minues të demokracisë, hajdutë dhe shantazhues të sistemit të drejtësisë. 

Pra në një farë mënyre ata janë tashmë dhe aleatë ideologjikë.

Rënia e legjitimitetit të Berishës, është fundi i shpresës së Ilir Meta/j si trashëgimtar ideologjik i Foltores.

Fuqizimi i një opozite të re jashtë Berishës, është vdekje politike dhe e Ilir Metës, pasi e nxjerr atë nga skena politike si një skorie e djegur bashkë me Sali Berishën.

Është kjo arsyeja që sot në tubimin para Kuvendit para 100 e ca vetëve, më shumë çirrej për vulën e PD, Ilir Meta/j, se sa vetë Sali Berisha. Ai me sa duket e ndjen më shumë dhe më shpejt, fundin pa Berishën.




Skip to toolbar