Baze: Pse ikja e Bashës e ndau dhe më shumë PD duke e bërë tripolare

Më të fundit


Kuvendi i Shqipërisë çel të hënën sesionin e ri parlamentar i cili është një rast për të testuar si kanë shkuar balancat politike brenda grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Muajin e fundit, para se Kuvendi të mbyllej, Berisha filloi të tensionoj situatën në Kuvend, duke kërkuar fjalën për tu trajtuar si kryetar partie parlamentare. Tensioni synonte të përgatiste klimën për të marrë nën kontroll grupin parlamentar. 
Në periudhën e pushimeve, Berisha është përpjekur të përdorë deputetin Salianji, të marrë nënshkrime të deputetëve për të kandiduar për kryetar të Grupit Parlamentar të PD , i vetmi institucion legal që ka mbetur nga gërmadhat e PD.Por me sa duket dhe ato përpjekje dështuan.  
Tani PD nuk është më e ndarë në dy grupe, por në tre. Njëri grup ai më i madhi janë mbështetësit e deklaruar të Lulzim Bashës. Grupi tjetër më i vogël janë mbështetësit e deklaruar të Sali Berishës ndërsa grupi i tretë janë deputetët që refuzojnë qartë Berishën, por nuk bashkohen në çdo akison me grupin e Lulzim Bashës. 
Kompozimi i tre grupeve është i tillë, sa askush nuk bën dot një shumicë kundër tjetrit. Kundër Berishës janë dy grupe, kurse kundër Bashës është vetëm grupi i Berishës. Grupi tjetër është i distancuar nga ai, por bashkëpunues me Bashën për shumë çështje. 
Në këto kushte, PD hyn në këtë sesion parlamentar, më e ndarë se kurrë dhe më e sigurt se kurrë se këtë situatë nuk e ndryshon dot asnjë lëvizje politike me porta të vogla, apo lobime. Kyçi i kësaj krize është Sali Berisha. Vetëm ikja e tij e reflekson situatën dhe i hap rrugë zgjidhjes.  
Ikja e Berishës bashkon automatikisht dy grupet kundër tij dhe forcon vendimmarrjen e Grupit Parlamentar dhe të PD.  
Ata që pretendonin se ikja e Lulzim Bashës do të ishte zgjidhje, tani po përballen me gënjeshtrën e tyre për të mbështetur Berishën. Ikja e Lulzim Bashës jo vetëm që nuk ishte zgjidhje, por e përkeqësoi dhe më tej situatën.  
Ikja e Bashes u bë me motivin ngushëllues që “të largohet dhe Basha dhe Berisha për tu bashkuar PD”. Por meqë iku vetëm Basha dhe Berisha vazhdoi betejën për të kontrolluar PD, tani rezulton se ikja e Bashës, bëri më shumë dëm dhe ndau më shumë PD se sa sikur të mos kish ikur pa ikur Berisha. 
Deri atëherë të paktën kishte dy PD. Pas ikjes së tij u bën tre. 





Skip to toolbar