Baze: Si Kuvendi i Përbashkët “zboi” Sali Berishën nga salla

Më të fundit


Sali Berisha u largua nga mbledhja e përbashkët e dy parlamenteve të Shqipërisë dhe Kosovës. Edhe pse ai është një takim thjesht simbolik, i cili vlen më shumë për të njohur njeri-tjetrin se sa për ndonjë konvencion patriotizmi, ai nuk e përballoi dot të qëndruarit në një sallë ku duhet të dëgjonte dhe të duartrokiste. Ky është një detaj i rëndësishëm për të shpjeguar historinë e tij me Kosovën.  

Në gjithë historinë e tij politike Kosova ka qenë një element i rëndësishëm që ka diktuar shpeshherë fatin e tij politik. Nuk ka ndonjë histori tjetër më të fortë se sa problemi i Kosovës që ai është përpjekur ta përdorë për pushtetin e tij në Shqipëri, për të qëndruar në pushtet e pastaj për të justifikuar ikjen nga pushteti. Nga ana tjetër nuk ka ndonjë histori më të dokumentuar se si ai në momentet kyçe të historisë së Kosovës këto tridhjetë vite ka qenë në barrikadën kundër saj. 


Diplomatët shqiptarë që ndihmuan me çfarë mundën Kosovën në fillim të viteve 90, ruajnë të gjithë stresin e britmave të Sali Berishës dhe paqartësinë e tij rreth planit të veprimit për Kosovën që lëkundej brenda 24 orëve sipas orekseve të tij politike. Pjesëtarët e delegacionit në Konferencën e Londrës më 1992, kujtojnë ultimatumet që u dërgonte çdo ditë ndryshe për të mos krijuar probleme në Konferencë . Më tej pas vitit 1993, me fillimin e kontrabandës së naftës për ushtrinë serbe, e cila zhvillohej zyrtarisht nga kompania “Shqiponja” pronë e Partisë Demokratike, ai u përpoq tia faturonte kontrabandën e naftës lidershipit politik të Kosovës sikur ajo të ishte kërkesë e tyre. D.m.th. sipas tij, Ibrahim Rugova dhe Bujar Bukoshi i kishin kërkuar këtij t’i jepte naftë Malit të Zi se kështu ata do merrnin naftë për të punuar tokat në Kosovë, ndërkohë që në Kosovë zot i vendit ishte Slobodan Milošević dhe jo ata. 

Në vitin 1995, ndërsa do takohej me Presidentin Clinton në Shtëpinë e Bardhë, Sali Berisha kishte një sërë problemesh në Shqipëri. Ai kishte burgosur liderin e opozitës Fatos Nano, kishte probleme me arrestimin e pesë aktivistëve të pakicës greke në Jug, kishte nisur konfliktin me Kryetarin e Gjykatës së Lartë në Shqipëri dhe kishte dhënë shenjat e para të fillimit të manipulimit të zgjedhjeve të ardhshme, duke projektuar ligje që përjashtonin gjithë lidershipin e opozitës nga parlamenti. 

Sekretari i Shtetit Worren Christofer, i ka parashtruar presidentit Clinton gjithë këtë situatë dhe i sugjeron se Berisha për shkak të këtyre problemeve do të tregohet i moderuar në qëndrimet e tij për Kosovën. 
Dhe kur e lexon pastaj të transkriptuar bisedën e tij me Presidentin Clinton, ti kupton se Sali Berisha i lutej presidentit të SHBA të mos u jepte më shumë se autonomi shqiptarëve të Kosovës, pasi çdo gjë tjetër do të thoshte luftë. Është e zbardhur e zeza mbi të bardhë në transkriptin e bisedës me Presidentin Clinton.  

Si Kuvendi i Përbashkët "zboi" Sali Berishën nga



Skip to toolbar