Baze: “Vetëshpallja” e Berishës si kryetar legjitim i PD për të justifikuar dhunën mbi gjykatat

Më të fundit


Nga Mero Baze

Sali Berisha po përpiqet ti imponohet KQZ si pjesa zyrtare e PD, duke përdorur faktin që një gjyqtar i Tiranës, i ka regjistruar aktet e Kuvendit të 11 Dhjetorit ku ai ka shpallur rithemelimin e PD. Madje për këtë ai po përpiqet ti referohet faktit që Bindja Demokratike u regjistrua në vitin 2019 në zgjedhje, pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së parë për regjistrimin e saj. Dhe ai e quan të mjaftueshëm vendimin e shkallës së parë për aktet e Kuvendit të tij.


Nuk di kush ja ka dhënë këtë “argument” për të hequr paralele, por duket që nuk e ka mendjen shumë tek argumentet juridike, se sa tek justifikimi që këkron për trazira , duke shpresuar se përmes protestave para zgjedhjeve, do të arrij të mposht gjykatat.

Nga ana juridike, regjistrimi i Bindjes Demokratike në zgjedhjet e vitit 2019, nuk ka qenë problem legjitimiteti, pasi ajo nuk kishte ndonjë konkurrence për legjitimitetin e saj. Ajo ishte themeluar dhe ishte regjistruar. Ankesat kundër saj, të nxitura në atë kohë nga PD, ishin pse u pranua në zgjedhje pa u shqyrtuar në apel kërkesa e atyre që nuk donin të merrte pjesë në zgjedhje. Kjo nuk është çështje legjitimiteti, është çështje procedure, për të penguar një parti rivale të garoj.

Krijimi i një parti është vullnet politik nuk është procedurë. Regjistrimi është procedurë. Nëse Berisha e konsideron Kuvendin e 11 Dhjetorit, Kuvend rithemelimi, dhe do të krahasohet me Bidnjen Demokratike, atëherë ai paska themeluar një parti të re dhe atë duhet t’ia njohe çdo gjykatë. Por nuk mund të bësh një Kuvend rithemelimi, pa një proces transparent identifikimi të pranuar nga të gjithë, dhe të kërkosh që nga ky Kuvend ti marrësh logon dhe vulën një partie tjetër që e konsideron të vdekur.

Të gjitha argumentet që kërkon të përdor Berisha, jo vetëm që nuk kanë asnjë lidhje me njëra tjetrën, por i prishin punë dhe më shumë atij në kauzën për marrjen e vulës para zgjedhjeve.
E vetmja gjë përse i vlen kjo vet shpallje fitues i vulës, është për të justifikuar mos hyrjen në zgjedhje dhe provokimin e dhunës para tyre.

Kjo tani është një çështje e zgjidhur. Për të gjithë ata që bojkotojnë zgjedhje, ka një leksion të hidhur nga bojkoti i vitit 2019. Kurse për të gjithë ata që premtojnë  dhunë, ka leksione dhe më të hidhura se ajo e bojkotit. Berisha së paku e di që nuk tremb dot as rojet e godinës së Lulit me dhunë, e jo më ato të qeverisë.
Por shpresa e tij është se ndoshta tremben gjyqtarët. Kot nuk është dizajnuar nga SHBA si shantazhues i sistemit të drejtësisë. Të paktën shpreson t’ia shikoj hajrin presionit mbi drejtësinë, meqë është ndëshkuar për këtë gjë.




Skip to toolbar