U godit nga sulmet ajrore dhe amerikane, por në centralin bërthamor të Fordow imazhet satelitore kanë treguar se po bëhen punime ndërtimi.
Kështu raportoi BBC, duke iu referuar imazheve satelitore të kompanisë Maxar Technologies.
Në fotot e realizuara ditën e djeshme, duken aktivitete ndërtimi mbi krateret e krijuara nga bombardimet, një rrugë e re hyrëse me një ekskavator dhe një vinç në punë.
Më poshtë, përgjatë shpatit të malit, shihen automjete dhe më tej buldozerë e kamionë që operojnë përpara hyrjeve të shkatërruara nga sulmet ajrore.
Eksperti i armëve bërthamore, David Albright, i cili ka analizuar imazhet e të njëjtit vend të realizuara më 28 qershor, thotë se punimet ndërtimore mund të përfshijnë mbushjen e kraterëve, vlerësime inxhinierike për dëmet dhe mbledhjen e mostrave për ndotjen radiologjike.