BBC: Scholz udhëton drejt Kinës, në një takim të vështirë për Gjermaninë dhe BE-në

BOTA


Kancelari gjerman Olaf Scholz ka takuar presidentin kinez Xi Jinping, lideri i parë i G7 që viziton Pekinin që nga pandemia Covid-19.

Por udhëtimi i tij ka ngjallur polemika në Gjermani dhe shqetësime në disa vende në Evropë.


Një kompani kineze është gati të blejë një pjesë të konsiderueshme të aksioneve në një pjesë të portit të Hamburgut. Por, jo më pak se gjashtë ministra të qeverisë kanë dalë kundër.

Marrëveshja, argumentuan ata, do t’i jepte Kinës ndikim të rëndësishëm mbi infrastrukturën kritike gjermane. Shërbimet e sigurisë gjermane kërkuan gjithashtu kujdes.

Por kancelari gjermane këmbënguli se marrëveshja duhej të realizohej. Vizita e kamncelarit në një moment ku Presidenti Xi forcoi kontrollin e tij mbi pushtetin dhe ngriti shqetësimet në Perëndim për qëllimet e tij ndaj Tajvanit.

“Sinjali që po dërgohet është se ne duam të zgjerojmë dhe intensifikojmë bashkëpunimin tonë ekonomik – kjo duhet vënë në pikëpyetje,” thotë Felix Banazsak, një politikan nga Partia e Gjelbër, partner në qeverinë e koalicionit të Scholz.

Të Gjelbrit kanë kërkuar prej kohësh një linjë më të ashpër ndaj Kinës. Vetëm pak ditë më parë ministrja e jashtme, Annalena Baerbock, i kujtoi se qeveria e tij erdhi në pushtet duke premtuar se do të ripërshtatë strategjinë e saj për Kinën, raporton BBC.

“Ne duhet të jemi sa më të pavarur, veçanërisht nëse këto janë shtete që nuk ndajnë vlerat tona.”

Por Olaf Scholz do të jetë shumë i vetëdijshëm për kompleksitetin dhe thellësinë e lidhjeve të vendit të tij me Kinën, e cila mbetet partneri më i madh tregtar i Gjermanisë, megjithëse Gjermania importon më shumë sesa eksporton.

Më shumë se një milion vende pune gjermane varen nga kjo marrëdhënie. Gjiganti  makinave Daimler shet më shumë se një të tretën e automjeteve të tij në Kinë.

Në gjysmën e parë të këtij viti, bizneset gjermane investuan në Kinë më shumë se kurrë më parë. Kompania kimike BASF sapo ka hapur një fabrikë të re në Kinën jugore dhe pret të investojë 10 miliardë euro (8.6 miliardë £; 9.9 miliardë dollarë) në vend deri në fund të kësaj dekade.

Në prag të vizitës, kreu i Shoqatës Gjermane të Industrisë së Automjeteve vuri në dukje mbështetjen e Gjermanisë tek Kina për lëndët e para dhe paralajmëroi se “ç’kyçja” do të ishte një gabim ekonomik dhe gjeostrategjik.

Kancelarja Scholz do të kalojë më pak se 12 orë në Pekin. Qëllimi i tij, tha ai përpara udhëtimit, ishte të zbulonte se sa ishte i mundur bashkëpunimi- sepse “botës i duhet Kina” në luftën kundër pandemisë globale dhe ndryshimeve klimatike.

“Nëse Kina po ndryshon, atëherë qasja jonë ndaj Kinës duhet të ndryshojë,” tha ai.




Skip to toolbar