BE do godasë “non gratat”/ Do ndalohet hyrja në BE e personave të korruptuar dhe do u bllokohen asetet

Më të fundit


Komisioni Europian po harton plane të reja sa i përket luftës kundër korrupsionit, jo vetëm në vendet e Bashkimit Europian, por në të gjithë Botën.

Deklarata erdhi këtë të mërkurë pas raportit vjetor mbi sundimin e ligjit, një raport ky i cili monitoron nivelet e korrupsionit në shtetet anëtare të unionit por jo vetëm.


Një rrjet i Bashkimit Europian i cili do të ngrihet për të lufftuar korrupsionin do të shërbejë si një katalizator për parandalimin e këtij fenomeni nën udhëzimet e Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian në mënyrë që këta institucione të bashkëpunojnë në koherencë më njëri-tjetrin.

Nëse këto masa të cilat janë prezantuar do të marrin miratimin e Komisionit Europian atëherë ato do të shërbejnë edhe për shtetet e tjera të cilat nuk janë pjesë e unionit 27 anëtarësh.

Kjo paketë do të zgjasë regjimin e sanksione që përdoren për të ndëshuar vendet e treta për abuzimin e të drejtave të njeriut apo për afera të ndryshme korruptive.

Duke besuar se korrupsioni është një fenomen i cili minon demokracinë, personat të cilët  do të vendosen në listen e sanksioneve pavarësisht nga çfarë vendi vijnë, atyre do t’iu bllokohen asetet e ndryshme dhe do t’iu ndalohet udhëtimi në shtetet e Bashkimit Europian.

Sipas këtij plani të ri të Bashkimit Europian pritet që ta bëjë më të lehtë ndjekjen penale ndaj individëve apo grupeve të caktuara që përfshihen në afera korruptive.




Skip to toolbar